Të rinjtë e Lezhës të informuar mbi shëndetin seksual
Pjesa më e madhe e të rinjve të Lezhës kanë marrë info mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Të rinjtë janë pyetur edhe mbi njohuritë e tyre në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Anketimi tregoi se vetëm 4% e të rinjve nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. 100% e të rinjve të anketuar në zonat urbane janë shprehur se kanë marrë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues (si vajzat, ashtu edhe djemtë). Vetëm 2 vajza dhe 2 djem nga zonat rurale (4% e të rinjve të anketuar) kanë pohuar se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues.
Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla, interneti dhe etëpalosjet janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje. Ndërsa shkolla, trajnimet dhe etëpalosjet konsiderohen mjetet ideale për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve.
Shumica e të rinjve (41%) shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është pjesërisht i mjaftueshëm. Interesante është rezultati mbi 11% e të rinjve në zonat urbane që shprehen se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues është i mjaftueshëm, përkundrejt 38% e të rinjve në zonat rurale. Rezulton se ndërmjet të anketuarve që janë përgjigjur se informacioni i marrë në shkollë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues nuk është i mjaftueshëm, janë 6% e të rinjve të anktuar, që jetojnë në zonat rurale.
Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.

Leave a Reply