Për prindërit
Nuk ka burim më të mirë informacioni lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues se një prind mbështetës. Nuk ka nevojë që ata të jenë specialistë në këtë fushë, mjafton që të tregohen të gatshëm për të folur dhe dëgjuar fëmijët e tyre. Bisedat e hapura me fëmijët, pa i gjykuar ata, rreth temave si marrëdhëniet seksuale, puberteti, trupi i ndihmon të rriten të sigurt dhe të shëndetshëm.
Ne jemi këtu për t’ju treguar si të jeni burimi i duhur i përgjigjeve dhe këshillave për fëmijët tuaj, që nga kopshti deri në universitet.
Eksploroni sipas moshës
Informacione për grupmoshat 0-4 vjeç
Fëmijët e vegjël janë shumë kuriozë, dhe është shumë normale që ata të bëjnë shumë pyetje, rreth gjithçkaje që u bën përshtypje. Këto pyetje janë mundësia perfekte që të filloni biseda të hapura dhe pa gënjeshtra, që janë një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një marrëdhënie të fortë e të shëndetshme me fëmijët tuaj.
Lexo më shumë
Informacione për grupmoshat 9-13 vjeç
Puberteti sjell shumë ndryshime, si për fëmijën tuaj ashtu edhe për ju. Trupat e tyre ndryshojnë, ata fillojnë të eksplorojnë identitetet e tyre, dhe jeta sociale bëhet shumë e rëndësishme për ta. Ndihmojini para – adoleshentët të lundrojnë botën e egër të të rriturve në mënyra të sigurta dhe të shëndetshme, duke vënë kufinj, duke folur hapur dhe duke qenë një burim i besueshëm informacioni, dashurie dhe mbështetjeje. Edhe nëse ndonjëherë duken në siklet apo të hutuar, shumica e fëmijëve duan informacion për trupin, seksin dhe marrëdhëniet nga prindërit e tyre, dhe ata ju dëgjojnë.
Lexo më shumëInformacione për grupmoshat 5-8 vjeç
Fëmijët në këtë moshë kanë nevojë për përgjigje të sakta dhe të përshtatshme për moshën, rreth pyetjeve që ata kanë. Bisedat që bëni me ta në këtë moshë luajnë një rol të rëndësishëm për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të zhvillojnë marrëdhënie të shëndetshme ndërsa ata rriten. Dhe, kur i tregoni fëmijës suaj se jeni një burim i besueshëm dhe që nuk e gjykoni,kjo e bën më të lehtë të flisni për tema më të vështira me ta kur të jenë më të rritur. Është më e lehtë se sa duket, thjesht mbajini gjërat të thjeshta dhe direkte, shikoni për momente mësuese, dhe qëndrojini bërjes së shumë bisedave të vogla, të rastësishme.
Lexo më shumë
Informacione për grupmoshat 14-19 vjeç
Shumica e adoleshentëve thonë se prindërit e tyre janë personat që i kanë influencuar më shumë kur vjen puna në marrjen e vendimeve rreth seksit. Nuk është nevoja që t’i keni të gjitha përgjigjet, thjesht duhet të jeni afër tyre kur ata kanë nevojë. Ju mund t’i ndihmoni ata të qëndrojnë të sigurt në jetën e përditshme dhe online, dhe mund t’i ndihmoni ata që të mësojnë aftësitë për të cilat ata kanë nevojë që të përballen me bullizmin dhe presionin e moshatarëve. Sigurohuni që fëmija juaj i di faktet e vërteta rreth gjërave si seksi, shtatzënitë, SST – të, konsentin dhe përgjegjësitë që ekzistojnë në një marrëdhënie.
Lexo më shumë