Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve”
Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” është një shoqatë jo-fitimprurëse shqiptare e themeluar në 20 Korrik 2018 (me Vendimin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë nr. 5974), me misionin e mobilizimit, integrimit dhe fuqizimit të potencialeve të të rinjve përmes shërbimeve ndërgjegjësuese, informuese, avokuese e lobuese në fushat e edukimit, kujdesit, shëndetit dhe punësimit.
Në përbërje të këtij Rrjeti janë 21 organizata dhe klube rinore të specializuara në fusha të ndryshme të shëndetit seksual dhe riprodhues, edukimit, shërbimeve sociale dhe shëndetësore, të drejtave të njeriut, punës në komunitet dhe punës me grupet e margjinalizuara dhe në nevojë. Organizatat janë rrjetëzuar me njëra – tjetrën, duke zbatuar aktivitete të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal prej tetorit të vitit 2014.
ACA
ACA– Albania Community Assist (Asistencë për Komunitetet në Shqipëri) krijuar në
1999, është organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe joetnike, në
formën e “Qendrës”.
Misioni: Të punojë për përmirësimin dhe zhvillimin e situatës arsimore, shëndetësore, mirëqenies sociale, aksesit në shërbime dhe të drejta, çështjeve të ambientit, çështjeve gjinore, kulturore dhe artistike, si dhe situatave të tjera problemore bazuar në nevojat dhe zhvillimet kohore të popullsisë në Shqipëri veçanërisht grupet në nevojë, minoritetet, të rinjtë dhe gratë, në zonat rurale dhe urbane.
Qendra do të punojë për arritjen e objektit të saj nëpërmjet sigurimit dhe hartimit të dokumenteve strategjike, dokumenteve kërkimore dhe statistikore, rritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të ekspertizës, zbatimin e fushatave dhe iniciativave advokuese dhe lobuese në të gjitha nivelet, e sigurimit të ndihmës së drejtpërdrejtë për komunitetet.
ACA vepron në dy nivele, duke implementuar drejtpërdrejt aktivitete dhe duke mbështetur, financuar organizatat dhe grupet me bazë komuniteti gjatë aktiviteteve.
Web: Facebook
AIESEC Albania
AIESEC është organizata rinore më e madhe në të gjithë botën, e cila i ka shtrirë degët e saj në 126 vende dhe territore në të gjithë globin. Synimi i organizatës është arritja e Paqes dhe Përmbushja e Potencialit njerëzor me anë të zhvillimit të formës së duhur të lidershipit nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, vullnetare dhe atyre profesionale.
AIESEC zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri prej 5 vitesh me qendër në Tiranë. Të rinjtë mund të angazhohen me AIESEC për të zhvilluar aftësi personale dhe profesionale, për të krijuar një network ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha për të zbuluar dhe zhvilluar formën e duhur të lidershipit.
Facebook: AIESEC Albania
Aksion Plus
Organizata “Aksion Plus” është themeluar në 1992 nga një grup studentësh, mjekësh dhe artistësh. Qëllimi i organizatës është të parandalojë përdorimin e drogave dhe përhapjen e HIV/AIDS, nëpërmjet edukimit të të rinjve dhe ndërgjegjësimit të popullatës në përgjithësi. Aksion Plus e ushtron aktivitetin në 6 qytete (Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë) duke pasur si shërbim kryesor ofrimin e terapisë zëvendësuese të Metadonit për personat që përdorin heroinë, edukim në shëndetin seksual dhe riprodhues të grupeve vulnerabël, si punonjëse seksi, përdorues droge, komuniteti Rom dhe Egjiptian, etj. Ne ofrojmë trajnime për grupe të ndryshme: të rinjtë bashkëmoshatarë, profesionistë në fusha të ndryshme, mësues, oficer policie, punonjës social, staf mjekësor, anëtar të organizatave të ndryshme, etj.
Web: Aksion Plus
Center ACT for SOCIETY
Misioni i Qendrës ACT for SOCIETY është të nxisë mënyrën e shëndetshme të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në shoqëri, kjo nëpërmjet advokimit për demokraci dhe çështjet e të drejtave të njeriut,
promovimi i kulturës, bashkëveprimi rinor, aktivizim i të rinjve në jetën sociale dhe proceset vendimmarrëse, në nivel lokal apo kombëtar.
Fushat kryesore të aktivitetit:
1. Advokacia dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi çështjet e të drejtave të njeriut;
2. Rritja e aktiviteteve dhe pjesëmarrjes rinore nëpërmjet edukimit jo-formal;
3. Stimulimi i procesit të transparencës dhe vendim-marrjes në demokraci;
Web: Center ACT for SOCIETY
Fondacioni Arsimor Shqiptar
Fondacioni Arsimor Shqiptar u themelua më 07.07.2011, si person juridik, i cili funksionon si organizatë
jo-fitimprurëse, jo-qeveritare në përputhje me Statutin e tij dhe Legjislacionin Shqiptar. Kjo nismë e re u
realizua si rezultat i vizionit largpamës të një grupi intelektualësh të mirënjohur dhe biznesmenësh
shqiptarë të suksesshëm, të cilët ndajnë pasionin dhe ëndrrën e përmirësimit të jetës së rinisë shqiptare,
duke u ofruar atyre mundësi të ndryshme për zhvillim dhe formim të arrirë profesional dhe shoqëror.
FASH aktualisht është prezent me konvikte dhe qendra kursesh në ndihmë të studentëve dhe nxënësve
në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Peshkopi.
Për zhvillimin e aftësive profesionale, organizojmë panele, seminare, forume, simpoziume dhe konferenca të ndryshme në bashkëpunim me profesionistët e fushave përkatëse. Organizojmë dhe mbështesim evente social-kulturore, turne sportive, olimpiada, shëtitje turistike, ekspedita studimore etj. Ofrojmë bursa për nxënës dhe studentë të suksesshëm apo në nevojë.
Web: FASH
Grupimi “5 Plus”
Grupimi informal “5 Plus” është një grup i formuar në qytetin e Cërrikut, i cili aktivitetin e tij e starton në tetor të vitit 2017. Fillimisht ky grup u krijua si dëshirë e përbashkët e një grupi prej 5 të rinj /individësh, të cilët u mobilizuan dhe i dhanë formë ideve të tyre për t’i sjellë kësaj shoqërie një imazh pozitiv, ku njerëz inovator, te ndryshëm, po me dëshirë për të përballur sfida, mund të sjellin impakt dhe ndryshim ne mentalitete dhe në përmirësimin e mënyrës së të jetuarit shëndetshëm.. Ku grup informal është themeluar me dëshirën për të sjellë një frymë ndryshe në këtë qytet të vogël qytet duke vënë theksin e punës sonë në aktivizimin social të të rinjve, përfshirje e tyre në vendimmarrje dhe aftësimin e tyre.
Fokus i aktiviteteve të këtij grupimi janë aktivitetet sociale për komunitetin dhe specifikisht për rinine. Aktivitetet kanë natyrë sociale me natyrë informuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese. Rritja e kapacitetit dhe forcimi i rolit të rinisë në vendimmarrje është një ndër objektivat kryesor të punës së këtij grupimi.
Grupimin 5 Plus në qytetin e Cërrikut mund ta kontaktojmë në adresat e mëposhtme :
-Email: grupimi5plus@gmail
-Facebook: Grupimi 5 Plus
H.A.N.A
H.A.N.A është një organizatë jo-fitimprurëse shqiptare qëllimi i të cilës është edukimi i shoqërisë mbi rëndësinë që ka informimi dhe zëri i anëtarëve të saj në çështjet dhe vendimmarrjen publike, duke rezultuar kështu në ndërmarrjen e veprimeve konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe progresin shoqëror. Organizata jonë synon ta arrijë këtë duke krijuar partneritete me struktura publike, të shoqërisë civile, anëtarë komuniteti dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe shërbyer si një urë lidhëse mes të trejave.
Vizioni Ynë
është një shoqëri me mendësi të transformuar, potenciale njerëzore të përmbushura dhe qëndrime/veprime pro-aktive ndaj padrejtësive sociale, ekonomike dhe politike.
Misioni Ynë
është që të shërbejmë si një ndërlidhës i potencialeve komunitare, vecanërisht rinore dhe mundësive të tyre për zhvillim përmes mënyrave inovative që inkurajojnë pjesëmarrje domethënëse në jetën sociale, ekonomike dhe politike të shoqërisë.
Programet e zhvillimit të Qendrës H.A.N.A janë: 1. Më udhëhiq drejt suksesit; 2. Mirë-qeverisja; 3. Eksperimentet Sociale dhe 4. Vepro Tani, të cilat shërbejnë si themelet e organizatës drejt arritjes së vizionit të saj. Nëpërmjet këtyre modeleve ndërhyrjesh bazë, H.A.N.A punon direkt për të zhvilluar potencialet njerëzore me bindjen se cdo investim i bërë do të kthehet i shumëfishuar në shoqëri në formën e modeleve pozitive që nxisin ndryshime në mënyrën e të menduarit e vepruarit.
Facebook: https://www.facebook.com/hanacentre.org/
Infinit Plus
“INFINIT +” është një organizatë e themeluar nga një grup gazetarësh profesionistë të specializuar në realizim dokumentaresh, spotesh, analizash, trajnimesh, kërkimesh dhe në fushën e politikave të zhvillimit publik.
Misioni: Një gazetari më cilësore është misioni kryesor i kësaj Organizate. Organizata përpiqet të jetë një zë i fortë I shoqërisë civile në fushënekonomike, sociale, kulturore apo të turizmit.
Qëllimi: Një organizatë shumë pranë të rinjve që synon të nxisë dhe të promovojë iniciativat e të rinjve intelektualë
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori) është një entitet jo-fitimprurës shqiptar i themeluar në vitin 2013, me misionin e sigurimit të dinjitetit dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë vendin nëpërmjet vëzhgimeve, kërkimeve dhe analizave, komunikimeve dhe advokacisë; duke bashkëpunuar me aktorët kyç dhe institucionet; duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësuese dhe edukuese.
Observatori me 12 zyrat e saj (një për çdo rajon të vendit), nga nivel lokal në atë kombëtar, mbledh të dhëna, shkëmben informacione, ngre debate, përdor metoda dhe programe inovatore, – për të kontribuar në ndërtimin e një vendi ku çdo fëmijë dhe i ri jeton me dinjitet dhe është i mirëshërbyer nga institucionet shtetërore.
Rreth veprimtarisë së Observatorit mund të njiheni në faqen: www.observator.org.al
Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore
Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore është një organizatë meditike me një qasje të ngushtë me tematikat sociale, të rinjtë, edukimin, zhvillimin dhe gjithëpërfshirjen. Është themeluar rreth 6 vite më parë, me synimin për të qenë një urë lidhëse mes medias, shoqërisë civile dhe publikut në të njëjtën kohë.
FB: https://www.facebook.com/QendraMedia/
Qendra Rinore “Epoka e Re”
Qendra Rinore “Epoka e Re” organizon aktivitete dhe ofron shërbime për të rinj të moshës 14 – 29 vjeç. Qendra është hapur në vitin 2005 me qëllim kryesor adresimin e nevojave të të rinjve pranë qeverisë lokale, fuqizimin e tyre për të ndërmarrë aktivitete dhe për t’u vetëorganizuar, në mënyrë që të bëhen një pjesë aktive në komunitet. Epoka e Re beson në fuqinë e të rinjve për të vepruar si agjentë për ndryshim në shoqëri. Lidhur me këtë, qendra organizon dhe mbështet iniciativa të ndryshme rinore me qëllim përmirësimin e politikave vendore dhe qendrore në çështje të tilla si; edukimi, shëndeti publik, mjedisi, të rinjtë, barazia gjinore, etj. Nëpërmjet fuqizimit dhe aktivizimit të grupeve rinore si Parlamentit Rinor, grupit të edukatorëve bashkëmoshatar, grupit mjedisor rinor, grupit të debatit dhe zhvillimit te kurseve 2-3 mujorshe në gazetari, fotografi, aktrim dhe kinematografi, kjo qendër ka ndikuar ndjeshëm në jetën e të rinjve në qarkun e Fierit dhe më gjerë.
Misioni: Fuqizimi i të rinjve dhe grupeve sociale në nevojë, nëpërmjet programeve të edukimit jo-formal, vullnetarizmit dhe avokimit për promovimin e vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive.
Vizioni: Qendra “Epoka e Re”, një bërthamë e shëndoshë komunitare në rajon, me shërbime sociale në ndihmë të komunitetit të të rinjve dhe grupeve sociale në nevojë, ku të rinjtë bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë me institucionet.
Qendra Shqiptare Për Popullsinë Dhe Zhvillimin
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, e themeluar në Janar të vitit 1993 si një organizatë vullnetare, punon për përmirësimin mirëqenies së njerëzve, veçanërisht shtresave të marxhinalizuara dhe në nevojë përmes: Avokatisë për një legjislacion të përshtatshëm dhe politikave përfshirë fushën e shëndetit riprodhues; Rritjes së ndërgjegjësimit të popullsisë, dhe grupeve në rrezik, në lidhje me një stil jete të shëndetshëm dhe të drejtat e njeriut; Eliminimit të barrierave për një pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha fushat e ekonomisë, politikës, jetës sociale; Parandalimit të dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe ofrimit të mbrojtjes për të mbijetuarit e dhunës; Promovimit dhe ofrimit të aksesit të barabartë në informacion cilësor, shërbime të arritshme dhe mjete dhe arsimim, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në risk. QSHPZH ka dy degë të saj respektivisht Qendra « Po »’ në Tiranë dhe Qendra « Aulona » në Vlorë ë Qendrën .
Web: www.acpd.org.al
Roma Active Albania (RAA)
Roma Active Albania (RAA) u krijua në prill 2006, duke synuar të kontribuojë në fuqizimin dhe mobilizimin e komunitetit Rom, në mënyrë që t’i bashkojë ata në një lëvizje romake që mund të ndryshojë pozicionin e tyre dhe të luftojë kundër mekanizmave përjashtues.
RAA është anëtare themeluese e Rrjetit Evropian të Organizatave Lokale (rrjeti ERGO) dhe gjithashtu e Rrjetit Ndërkombëtar të Rinisë Rome – “TernYpe”
RAA lobon dhe mbron çështjet e komunitetit Rom në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. RAA është e specializuar në adresimin e çështjeve, kryerjen e analizave dhe zhvillimin e metodave dhe strategjive të reja për të adresuar përjashtimin e romëve në Shqipëri dhe Evropë. RAA mbështet fuqizimin e grave dhe të rinjve. EC i ka çmimin “Praktikat më të mira për përfshirjen e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2014”, në fushën e Përfshirjes së Romëve në Shqipëri.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS Children’s Villages Albania) është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, është
anëtare aktive e organizatës ndërkombëtare ombrellë SOS Kinderdorf International, e cila përfshin 139
organizata kombëtare. SOS Shqipëri u themelua në vitin 1995, ka qenë aktive në fushën e mbrojtjes
sociale nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të kujdesit alternativ cilësor për fëmijët dhe të rinjtë pa kujdes
prindëror, po ashtu shërbime komunitare për fëmijët dhe familjet në rrezik.
Aktualisht operon me 3 programe kryesore:
1. Kujdesi me bazë familjen (FBC), 250 fëmijë dhe të rinj
kanë përfituar nga shërbimet e kujdesit alternativ me bazë familjen që nga viti 1996;
2. Programi i Fuqizimit të Familjes (FSP), që nga viti 2006 janë mbështetur rreth 2087 fëmijë dhe 953 familje;
3. Programi i Edukimit.
Në interesin më të mirë të fëmijës, të gjitha programet e mësipërme mbështeten nga Fushata Avokimi
për të Drejtat e Fëmijëve.
Web: SOS Villages
Shoqata “Together for Life”
Shoqata “Together for Life” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar më 24 dhjetor 2009, me vendimin nr. 2726, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si një nismë e një grupi gazetarësh të Çështjeve Sociale dhe të Shëndetit dhe aktivistësh të njohur civilë.
Shoqata ka mision të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njerëzve në nevojë, të mbështesë familjet dhe komunitetet e margjinalizuara me qëllim integrimin e tyre në jetën sociale.
Grupet kryesore të mbrojtjes janë të rinjtë e moshës 15-35 vjeç dhe kategoritë e brishta shoqërore (pacientët, komunitetet e romëve dhe të egjiptanëve, gratë rurale, njerëzit që jetojnë në përjashtim shoqëror, përdoruesit e drogave, etj).
Shoqata Together For Life, ka pikë të fortë sidomos veprimtarinë në transparencë, llogaridhënie dhe advokim për të drejtat e njeriut.
Web: www.togetherforlife.org.al
TED
Trajnim, Edukim dhe Demokraci (TED) përfaqëson një organizatë që vepron prej Prillit të vitit 2015 si një organizatë e pavarur joqeveritare e cila është e përkushtuar në promovimin e njohurive dhe arsimimit të institucioneve, standardeve dhe procedurave të të drejtave të njeriut në procesin e zhvillimit të një shoqërie të qëndrueshme civile.
YOUTH CLUB PNL
Klubi Youth PNL u krijua si një nevojë që rinia kishte për të shprehur vullnetarizmin karakterizues. Gjimnazistët, nën drejtimin e mësueses Oriana Osmani, menduan të bashkoheshin për të ngritur zërin e tyre,të dëgjoheshin idetë e të rinjve përtej mureve të shkollës. Mendimet dhe krijimet inovative u bënë shpejt pjesë e klubit, duke nxitur të tjerë të rinj të na bashkohen. Ky klub synon edukimin e të rinjve me përfshirjen, organizimin, rolin e tyre në shoqëri, vullnetarizmin, paqen etj. Ne besojmë që brezi të ndërgjegjësohet ndaj detyrave të denja qytetare. Sjelljet në shoqëri dhe edukimi ndaj parimeve sociale ka rëndësi në klub gjithashtu. Bashkimi me rrjetin ‘Zëri i të rinjve’ krijoi një lidhje më të gjerë mes organizatave të tjera në lidhje me të rinjtë.
Web: YOUTH CLUB PNL
YMCA Tirana
YMCA Tirana/Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, Qendër, qëllimi i së cilës është fuqizimi i të rinjve duke asistuar dhe ndihmuar në zhvillimin e komunitetit. Kjo qendër është themeluar nga një grup profesionistësh të rinj, të cilët vullnetarisht kanë ofruar shërbime të ndryshme grupeve në nevojë. Qendra ofron shërbime që adresojnë nevojat e të rinjve dhe të komunitetit në këto sektorë: shëndet, edukim qytetar dhe komunitar, mirëqenie sociale, ngritje të kapaciteteve, sensibilizim të publikut duke promovuar pjesëmarrjen aktive të tyre në çdo hap të zhvillimit. Qëllimi i Qendrës është t’u ofrojë të rinjve mundësi për t’u bërë lider dhe agjentë të ndryshimit në komunitetin e tyre, me qëllim që të jetojnë në një botë ku gjeneratat e reja të jenë aktive dhe të praktikojnë aftësitë e tyre për të sjellë ndryshimin në shoqëri. Ne besojmë në lëvizjet ku njerëzit rriten në trup, mendje dhe shpirt.
YMCA Tirana është partnere strategjike e YMCA Evropë dhe bashkëpunëtore e YMCA Botërore (një nga lëvizjet më të vjetra në Botë-e krijuar që në 1855).
Kliko këtu për t’u njohur më shumë me këtë shoqatë.
Web: YMCA Tirana
Y-PEER Albania
Y-PEER nënkupton Rrjetin e Edukimit të Rinjve Bashkëmoshatarë. Kjo është Iniciative Edukuese moderne dhe e plote ndërmjet te rinjve filluar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe UNICEF. Y-PEER ështënjë rrjete i me shume se 200 organizatash dhe institucionesh , ipërberë nga mijëra te rinj tëcilëtpunojnë ne fushat e gjera te adoleshencës dhe Shëndetit Seksual e Riprodhues. Misioni i rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar është që të promovojë një jetese të shëndetshme nëpërmjet përqasjes së Edukimit Bashkëmoshatar dhe të fuqizoje të rinjtë për vendimmarrje të informuar. Në Shqipëri, kjo iniciativë filloi në vitin 2003 dhe tashmë rrjeti shtrihet në 8 qytete dhe ka mbi 500 vullnetarë në të gjithë Shqipërinë. Cdo vit përgatitentë rinj për të qenë edukatorë bashkëmoshatar dhe trajner për të punuar me të rinjtë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Web: www.y-peer-albania.weebly.com
YWCA of Albania
Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA of Albania) është themeluar në vitin 1997 si degë kombëtare e World YWCA. Shoqata ka për mision të kontribuojë për zhvillimin e potencialeve dhe fuqizimin e të rinjve, grave dhe vajzave, si dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi jetike për mbarë shoqërinë. Fushat parësore të shoqatës janë: Shëndeti i grave, vajzave, fëmijëve e të rinjve; Të drejtat e njeriut; Edukim; Formim profesional; Punësim për gra dhe vajza, etj.
Web: YWCA of Albania