Lloje të lindjes – arsyet për një operacion cezarian
Lindje natyrale
Gjatë një lindjeje natyrale, foshnja lind nëpërmjet vaginës së nënës. Shumica e foshnjave lindin në këtë mënyrë.
Lindje kirurgjikale: operacioni cezarian
Lindja kirurgjikale gjithashtu është quajtur operacion cezarian. Mjeku bën një prerje në barkun e nënës për të nxjerrë jashtë foshnjën. Prerja bëhet pikërisht mbi kockën pubike.
Disa nga arsyet më të zakonshme për një operacion cezarian janë:
- Legeni i nënës është tepër i ngushtë për ta lënë foshnjën që të kalojë nëpër të.
- Placenta është në hyrje të mitrës (qafës së mitrës) ose placenta është shkëputur;
- Një pjesë e kordonit të kërthizës ka dalë jashtë qafës së mitrës.
- Koka e foshnjës nuk është e drejtuar poshtë.
- Ka më shumë se 1 foshnjë.
- Nëna ka HIV. Në shumicën e rasteve, një grua me HIV mund të bëjë një lindje natyrore. E vendos mjeku nëse gruaja do të bëjë një lindje natyrore apo një operacion cezarian.
- Nëna ose foshnja ka një sëmundje që e bën të pamundur një lindje natyrale.
Burimi: Zanzu / JoTabu.al
Leave a Reply