Pyet specialistin: Kam kruajtje dhe djegie në zonën intime…
Kam diçka që më shqetëson, nuk më ka ndodhur ndonjëherë: Kam kruajtje dhe djegie në zonën intime, brenda më duket sikur është ënjtur. Çfarë mund të përdor, më tregoni ndonjë gjë, ju lutem.
Përgjigjet Ilma Lamçe, specialiste e Shëndetit Publik
Përshëndetje, shqetësimi që ju keni tregon praninë e ndonjë infeksioni ose myku vaginal, të cilat shkaktojnë djegie dhe kruajtje. Në raste të tilla, duhet të tregosh kujdes ndaj veshmbathjeve, të cilat duhet të jenë material pambuku dhe t’i hekurosësh para se t’i veshësh. Mos përdor larës për zonat intime që kanë erë të fortë. Për sa i përket ënjtjes, kjo vjen si pasojë e kruajtjeve.
Të këshilloj që për momentin të lahesh me ujë me kamomil, për të qetësuar zonën intime dhe në momentin e parë që të jepet mundësia të kryesh vizitat e duhura te një mjek gjinekolog. Ai do përcaktojë cila do të jetë kura e duhur./JoTabu.al

Leave a Reply