A e dëmton duhanpirja shëndetin seksual dhe riprodhues?
Po, duhanprija e dëmton shëndetin seksual dhe riprodhues në çdo aspekt.
Duhanpirja shkakton rreziqe në shëndetin seksual dhe riprodhues si tek gratë ashtu dhe tek burrat e moshave të ndryshme. Studimet botërore e mbështesin faktin që duhan pirja dëmton pothuajse çdo aspekt të shëndetit seksual dhe riprodhues, si dhe shëndetin e fëmijëve.
Sipas gjinekologëve “Duhani është shumë i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për shëndetin e nënave dhe fëmijëve, duke shkaktuar lindje të parakohshme, foshnja me peshë të vogël, si dhe dëmtime të ndryshme të organeve”.
Vëmendja kundër duhanit të jetë në fokus gjatë tërë vitit sepse pasojat janë të rënda në çdo aspekt të shëndetit. Mjekët vazhdimisht kërkojnë të adresojnë tema të shendetit seksual dhe riprodhues tek qytetarët që ata të kuptojnë pasojat që ka në jetën e tyre.

Leave a Reply