Nga se përbëhet sistemi riprodhues femëror?
Sistemi riprodhues femëror përbëhet nga organet seksuale parësore dhe organet seksuale dytësore. Organet seksuale parësore janë dy vezoret. Organet e tjera janë dy oviduktet apo tubat e Falopit që gjenden një në të majtë dhe një në të djathtë të mitrës, dhe lidhin këtët të fundit me vezoret.
Tubat e Falopit përfaqësojnë zgjatime të mitrës. Janë të ndërtuar nga shtresa muskuli të lëmuar dhe epiteli me qerpikë, që lejon lëvizjet peristaltike të nevojshme për avancimin e oocitëve dhe të qelizës (qelizave) spermatike. Tubat e Falopit janë edhe vendet e pllenimit.
Mitra dhe vezoret; Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi. Mitra përfshin një shtresë muskulore të lëmuar, të jashtme – miometrin – dhe një shtresë mukoze të specializuar, të brendshme – endometrin. Funksioni kryesor i mitrës është që të sigurojë fiksimin dhe rritjen e qelizës vezë zë pllenuar dhe ushqyerjen dhe zhvillimin e embrionit. Përfaqëson edhe një rrugëkalimi të spermatozoidëve që tentojnë të arrijnë vezën që duhet pllenuar. Mirta vazhdon me qefën e mitrës, që më tej vazhdon me vaginën.
Vagina është një tub muskulor, rreth 7.5 cm i gjatë. Vagina është e veshur (së brendshmi) me lëkurë të modifikuar, që është një epitel luspor (luspak) që shfaq ndryshime ciklike. Shtrihet nga qafa e mitërs e deri jashtë trupit. Është organi që pret penisin; shërben edhe si kanal i lindjes.
Organet gjenitale të femrës njihen si vulva; përfshihen klitorin që përputhet me penisin tek mashkulli, dhe pëbëhet kryesisht nga ind ngrehës (tendosës, erektues). Buzët (labia) ndahen në buzët e mëdha dhe buzët e vogla. Vulva përfshin edhe daljen jashtë trupit të uretrës femërore.

Leave a Reply