
Kjo mund të jetë arsyeja përse keni dhembje kur kryeni marrëdhënie seksuale
Seksi supozohet të jetë një nga përvojat më të bukura, dhe jo diçka që ju shkakton ankth dhe dhembje. Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, gati 3 në 4 gra përjetojnë dhembje gjatë aktit seksual në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.
Edhe nëse dhembja është kalimtare apo kronike, mund të jetë shumë frustuese. Prandaj, nëse përjetoni dhembje gjatë aktit seksual, flisni me mjekun dhe mos vuani në heshtje.
Duke bërë një kontroll mjekësor mund të zbuloni arsyen përse keni dhembje gjatë aktit seksual.
Rrezikoheni nga një problem shëndetësor
Dhembjet gjatë aktit seksual mund të shkaktohen edhe nga ndonjë gjendje shëndetësore, si vaginiti ose inflamacioni në vaginë i shkaktuar nga një infeksion mykotik ose infeksion i transmetuar seksualisht.
Mund të ketë gjithashtu defekte në strukturë që shkaktojnë dhembje dhe mund të lind nevoja për ndërhyrje kirurgjikale. Në raste më të rralla, dhembja mund të shkaktohet edhe nga gjendje të tjera shëndetësore, si endometrioza, infeksionet në fshikëzën e urinës, cistet e vezores etj.
Keni çrregullime të hormoneve
Mund të keni edhe thatësirë vaginale të shkaktuar nga rënia e niveleve të estrogjenit për shkak të stresit, ilaçeve ose menopauzës. Estrogjeni mban të lubrifikuar vaginën, prandaj rënia e niveleve të këtij hormoni çon në shfaqjen e dhembjeve gjatë aktit seksual.
Jeni në pozicion të gabuar
Dhembjet mund të shkaktohen edhe si pasojë e pozicionit të gabuar gjatë aktit seksual. Nëse një pozicion i caktuar nuk ju bën të ndiheni mirë, provoni një pozicion tjetër.
Keni trauma të mëparshme seksuale
Gratë mund të përjetojnë dhembje gjatë aktit seksual për shkak të frikës pas një sulmi seksual. Në disa raste, traumat psikologjike mund të shkaktojnë tendosje të pavullnetshme të muskujve vaginal ose spazma gjatë aktit seksual, që zakonisht i referohet si vaginizmi.
Burimi: Women’s Health / JoTabu.al
Leave a Reply