A është normale shfaqja e qimeve në gjoks te femrat?
Shfaqja e qimeve në gjoks është krejt normale, dhe zakonisht nuk shkaktohet nga ndonjë problem shëndetësor. E vetmja gjendje shëndetësore e lidhur me shfaqjen e qimeve në gjoks është sindroma e vezores policistike, por që qimet në gjoks nuk janë e vetmja simptomë, kështu që nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk keni edhe simptoma të tjera të sindromës së vezores policistike.
Në raste shumë të rralla, qimet mund të shfaqen në gjoks edhe si pasojë e disa ilaçeve të caktuara. Më së shumti, rritja e qimeve në gjoks vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale, si ato të lidhura me shtatzëninë ose pubertetin, ose ndryshimet më pak të dukshme hormonale që ndodhin gjatë të 20-ave ose 30-ave.
Të gjithë kemi folikula të qimeve në pjesën e gjoksit, prandaj, nëse papritur ndonjëra prej tyre shpërthen, përgjithësisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar./ JoTabu.al

Leave a Reply