Myku vaginal më përsëritet, ç’duhet të bëj?
Do doja të dija për mykun vaginal, kam përdorur ovula-vaginalis qetësohem për disa ditë pastaj më ripërsëritet, si mund të më ndihmoni, ju lutem?
Përgjigjet gjinekologia Kozeta Mustafaraj:
Candida apo myku është problem shqetësues i shumë njerëzve. Zhvillimi dhe persistenca e tij varet nga shumë faktorë: nga imuniteti i gruas, përdorimi i antibiotikëve, kontraceptivët oralë, deficiti i hekurit.
Shpeshherë myku kthehet në problem kronik. Në të tilla raste duhet bërë “mykograma” dhe të merret mjekimi sipas medikamentit sensibël, të sugjeruar nga përgjigjja e analizës së kryer, si dhe mjekimi merret sipas skemave të caktuara. Në fund të kurës është i nevojshëm rikontaktimi me mjekun./ JoTabu.al

Leave a Reply