“Jeta në sytë e adoleshetit”, maturanti që shkruan mesazhe për bashkëmoshatarët
“Ne jemi homosapiens pastaj sjellja që kemi, vyrtytet na bëjnë që të jemi njerëz ose jo. Pra nuk mund ta marrim të mirëqenë që jemi të gjithë njerëz.”
Erti Poka maturant në gjimnazin Qemal Stafa ka shkruar 2 libra me mesazhe për të rinjtë. Libri i parë titullohet “Jeta në sytë e adoleshetit” dhe është më shumë një përshkrim i qëllimshëm sesi të rinjtë e perceptojnë jetën.
Një prezantim të vetes?
Unë quhem Erti Poka. Jam maturant në gjimnazin “Qemal Stafa” njëkohësisht dhe President i Gjimnazit. Jam 17 vjeç. Pasioni më i madh që kam mbetet letërisa gati prej katër vitesh. Një vit më përparë botova dhe një libër të quajtur “Jeta në sytë e një adoleshenti”, ku kryesisht përmbante ese filozofike të cilat kanë të bëjnë me kuptimin e pastër të jetës që kanë adoleshentët. Ndërkohë që më 1 janar të këtij viti kam botuar edhe si elektronik book librin tjetër që kam shkruar “Ku po gabojmë”, i cili është si një përmbledhje e të gjithë problematikave që has sot shoqëria moderne edhe mënyrat se si ne mund ti zgjidhim ato.
Gjithashtu kam përfunduar një teori filozofike mbi shpjegimin e gabimit si proces. Sepse normalisht për t’u njohur si e tillë duhet pak kohë që të elaburohet edhe nga filozofia e stome.
Libri i parë ka më më shumë mesazhe për të rinjtë sepse është ideuar të jetë më afër të rinjve. Normalisht nuk ka qenë një filozofi e drejtpërdrejtë. Është më shumë një përshkrim i qëllimshëm i jetës për mënyrën si të rinjtë e perceptojnë. Pak a shumë është si manual që çdo person që ka një mëdyshje dhe nuk dëshiron të shkojë të lexojë librat e trashë 400 faqe filozofi, mjafton të marë atë gjë të vogël 150 faqe të ketë mundësinë që ta lexojë dhe të ketë një qasje se si bashkëmoshatarët e vetë e shohin jetën si proces si fenomen etj. Kryesisht janë mesazhe që kanë të bëjnë me atë se çfarë njerëzit harrojnë shpesh herë se çfarë është njerëzore. Pra gjithmonë kryesisht e marrin në aspektin që ne jemi njerëz po këtu qëndron gabimi. Ne jemi homosapiens pastaj sjellja që kemi, vyrtytet na bëjnë që të jemi njerëz ose jo. Pra nuk mund ta marrim të mirëqenë që jemi të gjithë njerëz.
Cilat janë angazhimet aktuale jashtë shkollës?
Janë bërë gati 5 vjet që unë jam agazhuar në shoqërinë civile, me një numër të madh organizatash. Do përmendja si eksperiencë të veçantë pjesëmarrjen në Parlamentin Rinor të Tiranës aktual. Ndërkohë njëkohësisht jam themelues i Parlamentit Kombëtar të nxënësve nga ministria e arsimit me pjesëmarrjen e ministers. Ky është një projekt që në të gjithë Shqipërinë janë 2 përfaqësues dhe një prej tyre jam edhe unë. Unë nuk jam përfaqësues vetëm për gjimnazin tim por për të gjithë nxënësit e Tiranës. Kjo është pak a shumë një strukturë këshilluese që do hapet së shpejti pranë ministrisë së arsimit për të gjitha projektligjet, aktet ligjore që do të miratojë Ministria e Arsimit që kanë të bëjnë me kurrikulën, me rregullat e shkollës etj. Kjo u ndje si nevojë me ndryshimet e fundit të maturës shtetërore. Vendime të tilla tanimë do të kenë edhe opinionin e nxënësve.
Cilat janë planet e së ardhmes?
Deri tani dega e parë që kam ndërmend të hedh është Juridiku, Drejtësia. Ideja e drejtësisë përveç njerëzve që kanë qejf të marrin diplomën dhe nuk kanë ndonjë ambicie shumë të madhe është normalisht që të vazhdojnë magjistraturën që normalisht është shkalla më e lartë e arritjeve juridike. Ndërkohë pastaj është dhe pjesa e doktoraturës, me këtë mendje që kam tani do të punoj që ta marr.
Aktualisht kam ndryshuar pak nga ajo që çfarë shkuaj aktualisht. Një periudhë u mora shumë me ese filozofike, në formën e librit. Pastaj vazhdova me pjesën e artikujve online që ishin kryesisht opinione mbi aktualitetin. Fillova të botoja gjëra të tilla derisa ndryshova drejtim dhe shkova te pjesa e romanit ku jam dhe aktualisht, që po testoj pak veten. Normalisht që ndonjëherë është çështje tregu. Dhe duke qenë se në Shqipëri dhe në një pjesë të madhe të botës është i vdekur nomalisht që do të mbetet thjesht pasion. Për sa kohë është pasion që e bëj me dëshirë do të vazhdojë.
Një mesazh të fundit për të rinjtë?
Të reflektojnë mbi çdo veprim që të tjerët marrin për ta dhe ti marrin vendimet vetë. Ideja është që kryesisht sot ajo se çfarë bëjnë është se shkojnë duke u drejtuar nga bariu edhe çfarë kam unë si opinion është që gjithmonë të jenë neutral ndaj çdo gjëje që bëhet sepse në momentin që je neutral I shikon gjërat në një spektër më të gjerë sesa në momentin që je pozicionuar diku. Do ishte mirë që angazhimin politik ta realizojnë pse jo, por normalisht me sasi saqë të mos u ndikojnë mendimet dhe pastaj të mos dinë se çfarë bëjnë.

Leave a Reply