Studenti i mjekësisë, që synon të shpëtojë jetë njerëzish
“Unë jam Mario Rabiaj, vendlindja ime është qyteti i Ballshit në Mallakastër. Aktualisht jetoj në Tiranë dhe studioj Mjekësi të Përgjithshme në vitin e parë. Hobi im është të shikoj ndeshje futbolli dhe të lexoj libra mjekësorë, pasi jam i apasionuar pas kësaj dege.
Kam zgjedhur mjekësinë sepse është një profesion human dhe për faktin se të gjithë e duan. Përmes saj ke mundësi të shpëtosh jetë njerëzish dhe kjo është ajo që synoj të bëj pasi të përfundoj shkollën. Përveç kësaj është një profesion që të siguron kushte dhe në Shqipëri të paktën është e vetmja degë me të cilën ke të ardhme të siguruar.
Përgjithësisht kam një ditë të ngarkuar dhe të programuar. Merrem me sport, për aq sa kam kohë, sepse dhe koha është e kufizuar prej shkollës. Pas mësimit për disa orë ulen më bibliotekë dhe lexoj libra mjeksore. Gjatë kohës së lirë jam aktiv në organizata dhe trajnime të ndryshme. Jam tepër i angazhuar sidomos kur bëhet fjalë për çështjet rinore. Trajnimet më kanë shërbyer për të fituar eksperiencë dhe për të njohur njerëz të rinj. Dëshira për t’i shërbyer komunitetit është rritur që kur kam nisur studimet në mjekësi degë e cila më ka bërë edhe më shumë human.
Situata e mjekësisë në Shqipëri është në atë pikë ku të gjithë thonë se mjekët po largohen ikin dhe kjo është e vërtetë. Pavarësisht kësaj unë mendoj se mjekët shqiptarë janë shumë të mirë si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana humane pasi shkolla e mjekësisë në Shqipëri i përgatit shumë mirë ata. Prandaj shumë prej tyre që dalin jashtë vendit kanë pozicione të rëndësishme dhe janë raste suksesi”.
Leave a Reply