Gratë shtatzëna në timon, çfarë duhet të keni parasysh
Vështirësitë e një gruaje gjatë shtatzënisë rriten nga muaji në muaj. Gjërat dikur të vogla apo shumë të zakonshme, mund të bëhen paksa të vështira, për të mos thënë të pamundura.
Një prej këtyre është edhe nisja e makinës, që do të ndryshojë gjatë shtatzënisë. Në këtë periudhë ka femra të cilat zgjedhin të mos qëndrojnë në timon, por të jenë vetëm pasagjere, ndërsa të tjera zgjedhin të ngasin makinën deri në muajin e fundit.
Prandaj ekspertët japin disa këshilla për të gjitha gratë shtatzëna që janë në timon.
-Gratë shtatzëna këshillohen që të mos qëndrojnë në timon më shumë se 3 orë, dhe pas kësaj duhet të bëjnë një pushim prej 2 orësh para se të jenë sërish në timon.
-Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit. Shumë persona mendojnë se rripi i sigurimit mund të jetë i dëmshëm duke lënduar foshnjën, por jo, pasi rripi mbron nënën dhe foshnjën. E rëndësishme është ta vendosni në mënyrë të drejtë.
-Kur i jepni makinës, e rëndësishme është të qetësoheni dhe të largoni mendimet negative.
-Mundohuni të mbani një distancë prej 25 cm larg timonit.
Këto janë disa këshilla që të gjitha nënat shtatzëna duhet t’i kenë parasysh. Udhëtimi me makinë është më komodi, por nëse udhëtimi është shumë i gjatë, duhet të bëni pushime të shkurtra herë pas here.
Leave a Reply