Fazat e pubertetit tek djemtë dhe vajzat
Puberteti është periudha kur njeriu kalon nga fëmijëria në adoleshencë; periudha e moshës kur fillon edhe pjekuria seksuale.
Mosha e pubertetit, jo e njëjtë për të gjithë
Ndryshimet e pubertetit nisin kur truri nxit prodhimin e hormoneve seksuale. Edhe pse ndryshimet fizike janë të parashikueshme, nuk zhvillohen njësoj tek të gjithë adoleshentët. Puberteti zakonisht fillon më parë tek vajzat sesa djemtë. Tek pjesa më e madhe e vajzave puberteti fillon rreth moshës 11 vjeç. Ndërsa për djemtë, puberteti fillon nga mosha 10-14 vjeç. Mosha mesatare është 12 vjeç.
Zhvillimi i gjoksit, shenjë e pubertetit
Zhvillimi i gjoksit është zakonisht shenjë e parë e pubertetit tek vajzat. Fillimisht formohet një gjëndër e vogël poshtë thithkave, që shkakton dhimbje. Këto dhimbje largohen sapo gjoksi të jetë zhvilluar dhe ndryshon formë brenda pak vitesh. Nuk është e pazakontë që njëri gjoks të zhvillohet më ngadalë se tjetri. Djemtë gjithashtu mund të kenë një ënjtje të vogël në gjoks, por që zakonisht largohet brenda 1 ose 2 vitesh.
Djemtë: Ndryshime në organet gjenitale
Shenja e parë e pubertetit tek djemtë është rritja në madhësinë e testikujve. Rreth një vit më vonë, penisi dhe skrotumi fillojnë të rriten. Mund të prodhohet edhe spermë gjatë ereksionit kur ai është zgjuar ose duke fjetur.
Rritja e qimeve në pubertet
Pas zhvillimit të gjoksit dhe testikujve, fillojnë të rriten dhe të trashen qimet në trup. Si tek djemtë ashtu edhe vajzat fillojnë të shfaqen qime në sqetulal dhe zonën pubike përreth organeve gjenitale. Qimet tek krahët dhe këmbët gjithashtu fillojnë të trashen. Tek djemtë fillojnë të shfaqen qime edhe në kraharor dhe fytyrë.
Aknet: Një shenjë e parë e pubertetit
Nivelet e larta të hormoneve gjatë pubertetit shkaktojnë shfaqjen e akneve. Gjatë kësaj faze, gjëndrat dhjamore janë më aktive dhe fëmija djersit ë shumë.
Fazat e fundit të pubertetit për vajzat
1 vit pasi fillon faza e pubertetit, vajzat zhvillojnë shumë në trup. Ato zgjaten, iu zgjerohet kraharori dhe rritet gjoksi. Gjithashtu fillojnë të shtojnë më shumë kilogramë në bark, mollaqe dhe këmbë. Zakonisht vajzat arrijnë gjatësinë maksimale nga mesi apo fundi i adoleshencës.
Vrulli i rritjes: Nga djem në burra
Vrullin e rritjes zakonisht djemtë e kanë më vonë se vajzat. Kjo ndodh 6 muaj pasi fillojnë të zhvillohen qimet në zonën pubike. Në varësi të fillimit të pubertetit, djali mund të mos arrijë gjatësinë maksimale deri në fund të adoleshencës apo fillimin e të 20-ave.
Periodat e para
Vajzave zakonisht iu vijnë periodat mes moshës 10-16 vjeç (gati 2 deri 2 e gjysmë vite pas fillimit të pubertetit). Menstruacionet janë një shenjë që vajzat është fizikisht e rritur dhe e aftë për të ngelur shtatzënë. Nëse vajzës nuk i vijnë periodat deri në moshën 16 vjeç, atëherë duhet konsultuar me mjekun specialist.
Puberteti shkakton trashje të zërit
Nga fundi i pubertetit zëri i djemve është më i trashë. Ndryshimet e zërit shkaktohen nga testosteroni, një hormon i prodhuar tek djemtë gjatë fazës së pubertetit. Ky hormon bën që kordat zanore të jetë më të trasha dhe më të gjata, ndërkohë që fillon të rritet edhe fyti. Kjo quhet ndryshe “molla e Adamit”.
Burimi: WebMD / JoTabu.al
Leave a Reply