A sjell probleme nisja e hershme e marrëdhënieve seksuale
Përshëndetje. Dua të pyes, fillimi i marrëdhënieve seksuale që në moshë të vogël a sjell probleme gjinekologjike?
Përgjigjet mjeku obstetër gjinekolog, Rustem Celami
Përshëndetje pacientes! Kryerja e marrëdhënieve seksuale në moshe të re rrit mundësinë për t’u prekur nga infeksionet vaginale apo seksualisht të transmetueshme. Gjithashtu, fillimi i hershëm i marrëdhënieve çon në rrezikun që kur vajzat të rriten dhe të duan të krijojnë familje, të mos bëhen dot me fëmijë. Gjithashtu, nuk përjashtohet rreziku i shtatzënive të padëshirueshme në adoleshencë, të cilat më pas krijojnë pasoja komplekse, nga emergjente deri afatgjatë për këto adoleshente. Ne mjekët këshillojmë që marrëdhëniet seksuale, pavarësisht trendeve të sotme, të mos fillojnë para moshës 18-vjeçare. Një vendim i tillë mbron të ardhmen e tyre si gra dhe nëna.

Leave a Reply