Sperma më del si e ngrirë, a kam probleme?
Doja të informohesha rreth një problemi që kam. Gjatë derdhjes së spermës, në disa raste më del si e ngrirë një pjesë e saj. Kam folur dhe me shokët e mi në qoftë se i ndodhte e njëjta gjë dhe një prej tyre më tha që po. Bashkë me shokun shkuam tek një androlog dhe ai na tha nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Jam në merak.
Përgjigjet mjeku androlog, Evi Dani
Lëngu spermatick në bazë të disa elementeve që ka, ka disa karakteristika të veçanta. Një nga karakteristikat është që del nga uretra e hollë, e lëngshme dhe përnjëherë sa bie në ambient të jashtëm, ka një veti të mpikset. Ne themi që lëngu spermatik formon disa kokrriza, në ngjyrë si të verdhë, formë që shpesh shumë të rinj e shikojnë si problematikë. Për ne si mjekë është normale.
Madje, nëse nuk është kjo gjë, atëherë kemi një problem. Ky koagul ka vlerat e veta, për arsye se lëngu spermatik kur bie në një ambient, nëse nuk do ta kishte këtë koagul ai do të rridhte nga vagina dhe nuk do t’i linte kohë spermatozoidit të kalojë nëpërmjet qafës së uterusit për shkuar dhe për të fekonduar vezët. Koaguli zakonisht vazhdon 5-10 minuta dhe pastaj hollohet komplet. Djali nuk duhet të shqetësohet. Në praktikën tonë kemi vënë re se shumë çifte nuk kanë fëmijë pikërisht për shkak të mungesës së koagulit./ JoTabu.al

Leave a Reply