4 rastet kur duhet të shkoni patjetër tek gjinekologu
Këto janë 4 rastet kur duhet të bëni sa më parë një vizitë tek gjinekologu:
Keni djegie gjatë urinimit dhe sekrecionet vaginale janë… ndryshe?
Të kesh sekrecione vaginale është më se normale, por, nëse vëreni ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje, do të thotë se diçka nuk shkon. Aq më tepër nëse keni edhe djegie.
Keni ënjtje të vaginës dhe kruajtje
Këto simptoma mund të shkaktohen nga shampo që përdorni kur bëni banjë, menopauza apo edhe një infeksion mykotik. Në pjesën më të madhe të rasteve, nuk është diçka shqetësuese. Por, këto simptoma mund të jenë edhe shenja të trikomoniazis, një infeksion seksualisht i transmetueshëm.
Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
Para menopauzës, gjakderdhja post-koitale është e zakonshme. Ky problem mund të zhduket për 6 muaj, por gjakderdhja është edhe simptomë e kancerit vaginal dhe atij të qafës së mitrës, prandaj një vizitë gjinekologjike është e domosdoshme.
Keni një gjëndër që ju shkakton dhembje
Është e domosdoshme që të bisedoni me gjinekologun menjëherë nëse vini re një gjëndër në brendësi, apo në dalje të vaginës. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e kisteve janë të padëmshëm, por lloje të caktuara mund të shkaktojnë aq shumë dhembje, saqë mund ta keni të vështirë të ecni apo të qëndroni ulur./ JoTabu.al
Leave a Reply