
Pyet specialistin: Ndiej dhimbje në fund të barkut gjatë aktit seksual
Përshëndetje JoTabu! Jam një vajzë 23 vjeçe. Jam në një marrëdhënie prej 3 vitesh. Kohët e fundit, kur kryej marrëdhënie me të dashurin, ndiej dhimbje në fund të barkut. Madje, edhe kur nuk kryej marrëdhënie, ndiej dhimbje. Jam bërë merak, çfarë mund të kem?
Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.3, Tiranë.
Duhet patjetër të kryejë një vizitë gjinekologjike. Mund të kemi shumë probleme. E para, varet nga pozicioni i qafës së mitrës, pra mund të ketë një qafë mitre më të gjatë dhe pak më poshtë dhe gjatë jetës seksuale bëhet goditja e kliumit (qafës së mitrës). E dyta, mund të ketë një infeksion që do mjekuar me çdo kusht. Dhe e treta, varet nga pozicioni dhe mënyra se si çifti bën jetë seksuale. Ka disa çifte që bëjnë jetë seksuale me shumë patos, me shumë dëshirë, kërshëri. Por, duke qenë se kjo i ndodh vetëm kohët e fundit, si edhe gjatë ditës, unë mendoj më tepër se kemi të bëjmë me një infeksion. Megjithatë, kjo përcaktohet vetëm në vizitën gjinekologjike./ JoTabu.al
Leave a Reply