YMCA TIRANA, pjesë e rrjetit të organizatave “Zëri i të Rinjve”
YMCA Tirana/Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, qëllimi i së cilës është fuqizimi i të rinjve duke asistuar dhe ndihmuar në zhvillimin e komunitetit. Kjo qendër është themeluar nga një grup profesionistësh të rinj, të cilët vullnetarisht kanë ofruar shërbime të ndryshme grupeve në nevojë.
Qendra ofron shërbime që adresojnë nevojat e të rinjve dhe të komunitetit në këta sektorë: shëndet, edukim qytetar dhe komunitar, mirëqenie sociale, ngritje të kapaciteteve, sensibilizim të publikut, duke promovuar pjesëmarrjen aktive të tyre në çdo hap të zhvillimit.
Qëllimi i qendrës është t’u ofrojë të rinjve mundësi për t’u bërë lider dhe agjentë të ndryshimit në komunitetin e tyre, me qëllim që të jetojnë në një botë ku gjeneratat e reja të jenë aktive dhe të praktikojnë aftësitë e tyre për të sjellë ndryshimin në shoqëri. Ne besojmë në lëvizjet ku njerëzit rriten në trup, mendje dhe shpirt.
YMCA Tirana është partnere strategjike e YMCA Evropë dhe bashkëpunëtore e YMCA Botërore (një nga lëvizjet më të vjetra në botë-e krijuar që në vitin 1855).
Kliko këtu për t’u njohur më shumë me këtë shoqatë.

Leave a Reply