Si të parandaloni përhapjen e COVID-19 nëse jeni sëmurë (Video)
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që të ndiqen këto rregulla për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nëse jeni sëmurë:
- Qëndroni në shtëpi
- Qëndroni në një ambient të veçuar nga familjarët dhe kafshët në shtëpi.
- Telefononi mjekun e familjes ose Urgjencën Kombëtare në Nr.127.
- Vendosni maskë nëse jeni sëmurë.
- Përdorni kartëpecetë kur teshtini apo kolliteni.
- Lani shpesh duart.
- Mos ndani sendet personale me të tjerët.
- Dezinfektoni çdo ditë sipërfaqet.
- Mbikëqyrni rregullisht simptomat.
- Qëndroni në shtëpi derisa t’ju njoftohet e kundërta.
Si të parandaloni përhapjen e COVID-19 ? nëse jeni sëmurë ??
Posted by Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare on Monday, June 1, 2020

Leave a Reply