Kush ka të drejtë të bëjë seks, që kur dhe me kë?
Shumë shtete e kanë të përcaktuar me ligj moshën e lejuar të fillimit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Termi “moshë minimale e lejuar nga ligji” është termi që tregon se poshtë kësaj moshe marrëdhënia seksuale konsiderohet krim.
Në moshën 13-14-vjeçare adoleshentët nuk e kanë maturinë e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale të plota dhe për të marrë përsipër pasojat.
Për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve ka disa ligje, të cilat përcaktojnë, se në çfarë moshe të rinjtë kanë të drejtë të bëjnë seks. Me „seks“ është fjala jo vetëm për marrëdhëniet seksuale, por edhe për veprimet e tjera seksuale, si përshembull stimulimet seksuale të organeve gjenitale ose puthjet me gjuhë.
Nigeria është një nga shtete që lejon me ligj seksin nga mosha 11 vjeçare. Nga ana tjetër Bahrain e ndalon seksin deri në moshën 21 vjeçare.

Sipas DailyNation, Franca ka fuqizuar ligjin që seksi konsesual mund të ndodhë prej moshës 15 vjeçare.
Por si duket marrëdhëniet seksuale në disa shtete kanë një lidhje të ngushtë edhe me martesën. Disa shtete të Lindjes së Mesme dhe Afrikës nuk kanë fare limit të moshës për seks legal, pasi lejojnë martesa e vajzave prej 9 ose 10 vjeç.
Bëhet fjalë për shtete si Afghanistani, Irani, Kuvajti, Libia, Maldive, Omani, Pakistani, Katari, Sudani, Arabia Saudita, Jemeni, Emiratët e Bashkuara Arabe.
Pra në këto vende lejohet martesa e minorënve ndryshe nga ç’ndodh në shumë vende demokrate ku martesa e minorenëve dënohet me ligj. Një nga këto vende është edhe Shqipëria.
Në vendin tonë seksi është i lejuar ligjërisht që nga mosha 14 vjeç. Sipas Kodit penal:
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të miturën, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Leave a Reply