COVID-19/ A ka ndonjë rrezik që lidhet me sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar?
Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri vazhdon të shënojë rritje. Profesionistët e shëndetit janë herë pas here në ekranet televizive, rrjete sociale, duke përsëritur thirrjen për respektimin e masave mbrojtëse, veçanërisht në këtë periudhë kur jeta ka filluar ti kthehet normalitetit. Qytetarët nga ana tjetër kanë shumë pyetje, të cilat lidhen me këtë virus që pavarëisht se po bën muaj në qarkullim ka ende shumë të panjohura.
Doktoreshë, Blerta Brati përmes një statusi në facebook, ka shpërndarë një informacion me shumë vlerë, lidhur me përdorimin e sistemit të ventilimit dhe ajrit të kondicionuar, dhe sesa rrezik përbëjnë ata në përhapjen e virusit?
Jemi në stinën e verës, ndaj ngrihet pyetje, a ka ndonjë rrezik që lidhet me sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar?
Sistemet e ventilimit dhe ajrit të kondicionuar të brendshëm nuk konsiderohen burim ndotjeje. Pajisjet individuale të ajrit të kondicionuar dhe ventilatoret bëjnë një riciklim te ajrit të brendshëm dhe mund të zgjerojnë teorikisht pikat e ekspektoruara të një individi të infektuar me SARS-CoV-2 përtej 2 metrave. E njëjta gjë vlen edhe për shoqëruesit e tyre. Prandaj, këto pajisje nuk duhet të përdoren në prani të personave të infektuar me SARS-CoV-2 përveç nëse ai person është në një dhomë të vetme.

Leave a Reply