Shtohen rastet e infektimit me COVID-19 te të rinjtë nën 35 vjeç, prof. Kalo: Pamje alarmuese
Prof. Asc. Dr. Tritan Kalo, mjek i sëmundjeve infektive dhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve të ngritur për Covid-19, deklaroi në profilin e tij në Facebook se ka një rritje të numrit të rasteve të infektimit te të rinjtë nën moshën 35 vjeç.
“Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj ‘flame mbarëbotërore’ janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç,” shkroi ai duke shtuar se Covid-19 nuk prek vetëm moshat e treta ose njerëzit që kanë problematika të tjera shëndetësore.
Prof. Asc. Dr. Kalo bëri thirrje për distancim fizik, higjienë personale, ajrim të mjediseve, ushqim të shëndetshëm, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura dhe të mbipopulluara.
“Covid-19 nuk ka përkatësi partiake dhe nuk përkëdhel të majtët apo të djathtët. Është një virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës pa dallim feje, krahine dhe ideje. Mirëbesimi reciprok dhe ndërgjegjësimi kurrë nuk duhet t’ju mungojë.” – shkruan ai.
Postimi i plotë
KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!
KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me…
Posted by Tritan Kalo on Saturday, July 4, 2020

Leave a Reply