“Për fëmijërinë e vjedhur”, marshim kundër abuzimeve seksuale me të miturit
Të rinj dhe të reja, vajza dhe djem, qytetarë të thjeshtë e personazhe publikë marshuan sot kundër abuzimeve seksuale ndaj të miturve, si dhe dhunës së shkaktuar ndaj vajzave dhe grave.
Me moton “Për fëmijërinë e vjedhur” marshimi vjen pas ngjarjes së përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe tre djem.
‘Vajza jote nuk ka asnjë faj’, ‘Duam shkolla të sigurta’, ‘Mësues mos hesht para përdhunimit’, “Po i vrisni vajzat për së gjalli’ “Heshtja është mohim”, ishin disa nga shprehjet në pankartat që qytetarët mbanin në duar, ndërkohë që marshonin në sheshin ‘Nënë Tereza’ për të vazhduar më pas në rrugën e Durrësit.







Leave a Reply