Disa të vërteta për abuzimin seksual ndaj të miturve
Është abuzim seksual ndaj të miturve:
- Kur një person ruan/zotëron imazhe pornografike të të miturve;
- Kur një person detyron të miturin të zhvishet ose të kryejë veprime të ndryshme seksuale (të masturbohet);
- Çdo prekje e papërshtatshme seksuale e një të mituri, si të jetë i veshur ose jo;
- Kryerja e çdo lloj aktiviteti seksual para të miturve, përfshirë edhe pornografia;
- Kur një person prodhon, shpërndan apo shikon materiale pornografike me një fëmijë;
- Kur një person shikon pjesë intime të trupit të fëmijës ose i tregon fëmijës pjesë intime të trupit të tij;
- Kur një person e detyron fëmijën të kryejë akte të ndryshme seksuale para një kamere.
Si djemtë ashtu edhe vajzat mund të jenë viktima të abuzimit seksual, edhe pse më shumë raste hasen tek vajzat.
Cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë se një fëmijë po abuzohet seksualisht:
Të miturit shpesh nuk flasin rreth abuzimit seksual sepse mendojnë se është faji i tyre ose mund të jenë bindur nga abuzuesi se kjo gjë është normale ose është një “sekret” mes tyre.
Të miturit gjithashtu mund të jenë pre e kërcënimeve ose joshjeve nga abuzuesi, ose u thonë se nuk do t’i besojnë. Ai ose ajo mund të ketë frikë të flasë rreth abuzimit, sidomos nëse abuzuesi është një person i afërt me të. Prandaj është shumë e rëndësishme që mos t’i neglizhoni këto shenja paralajmëruese, si:
Kur një i mitur shfaq ndryshime në sjellje – mund të fillojë të jetë agresiv, i/e tërhequr, ka probleme me gjumin ose ankthe gjatë natës.
Shmang abuzuesin – fëmija mund të mos e pëlqejë ose ndihet i/e frikësuar para një personi dhe përpiqet që të shmangë kontaktet vetëm me të.
Shfaq sjellje të papërshtatshme seksuale, përdor një gjuhë të papërshtatshme për moshën, shfaq shenja rebelimi ose mospërfilljeje.
Probleme fizike – fëmija mund të shfaq probleme të ndryshme shëndetësore, si plagë në organin gjenital ose në zonën anale, infeksione seksualisht të transhmetueshme, ose mund të ngelet edhe shtatzënë.
Shfaq shenja të depresionit, akthit ose frikëra të pazakonta, ose humbje të vetëbesimit.
Probleme në shkollë – fëmija i/e abuzuar seksualisht mund të mos përqendrohet gjatë mësimit, ka një performancë më të dobët se më parë dhe bën mungesa të shpeshta në shkollë.
Kush kryen abuzime seksuale ndaj të miturve?
Njerëzit që abuzojnë seksualisht të miturit mund të jenë të rritur, adoleshentë ose edhe vetë të mitur. Shumica e abuzuesve janë të gjinisë mashkullore, megjithatë ka pasur raste kur edhe një grua ka abuzuar seksualisht një të mitur.
9 në 10 fëmijë e njohin ose e kanë të afërt abuzuesin. Ai/ajo kërkon që të kalojë kohë vetëm me të miturin, mund t’i joshë edhe me dhurata ose sillet mirë në prani të të tjerëve.
Cilët grup-fëmijësh janë më të rrezikuar që të jenë pre e abuzimeve seksuale?
Fëmijët janë më të rrezikuar që të jenë pre e abuzimit seksual nëse e kanë përjetuar një formë të tillë më parë. Fëmijët që janë pre e neglizhimit në familje gjithashtu janë të rrezikuar.
Fëmijët me aftësi të kufizuara janë 3 herë më të rrezikuar që të kenë viktima të abuzimit seksual, sidomos nëse kanë probleme me të folurin apo shprehurin. Fëmijët mund të jenë gjithashtu të rrezikuar kur përdorin internetin pa mbikëqyrjen e prindërve.
Rrjetet sociale ose forumet në ueb janë disa nga format e përdorura nga abuzuesit për të
Cilat janë disa nga pasojat e abuzimit seksual ndaj të miturve?
Abuzimi seksual mund të shkaktojë dëme të rënda fizike dhe emocionale tek të miturit. Ata mund të zhvillojnë probleme shëndetësore si infeksione seksualisht të transmetueshme, probleme fizike dhe shtatzëni të padëshiruara.
Të miturit e abuzuar seksualisht mund të vuajnë edhe nga depresioni, ankthi, çrregullime të ngrënies ose çrregullime të stresit post-traumatik, dhe mund të përfshihen në sjellje kriminale, përdorime të drogërave të jashtëligjshme, alkoolit ose të tentojnë të kryejnë edhe vetëvrasje.
Institucionet përgjegjëse dhe mekanizma institucionalë për mbrojtjen e fëmijëve
Institucionet dhe strukturat kryesore, sipas rolit dhe rëndësisë në bashkërendimin e punës për mbrojtjen e fëmijës janë:
a) Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve / Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki
b) Strukturat e Policisë së Shtetit
c) Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror
d) Drejtoritë Rajonale të Arsimit/ Zyrat Arsimore dhe Shkollat
e) Drejtoritë e shëndetit (specialistët e shëndetit, mjeku i familjes)
f) Komiteti Drejtues në Qark
g) Njësitë e të Drejtave të Fëmijëve në Qark
h) Bashkitë / Komunat
i) Ofruesit e shërbimeve për fëmijë, publikë dhe privatë
j) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës
Leave a Reply