19.Kur ndodh zgjatja më e madhe?
Rritja më e madhe ndodhi kur ishit fëmijë. Në atë vit të parë të jetës, ju u rritët rreth 10 cm duke u bërë më të fortë dhe më të mëdhenj. Që atëherë ndoshta jeni rritur disa centimetra në vit. Këtë gjë mund ta vëreni te pantollonat tuaja, këmbët dhe tek ato që iu thotë mjeku. Pas foshnjërisë, rritja tjetër më e madhe vjen gjatë pubertetit. Në këtë kohë ka plot ndryshime pasi djemtë dhe vajzat rriten shumë dhe fillojnë të duken si burra apo gra.
Por askush nuk mund t’ju tregojë saktësisht kur do t’i përjetoni këto ndryshime. Gjatë pubertetit, djemtë dhe vajzat do të kenë një rritje të shpejtë. Pra, kjo do të thotë që vajzat që fillojnë pubertetin të fundit do të jenë më të gjatat në mesin e adoleshentëve. Për djemtë, sa më vonë të arrijnë pubertetin aq më të gjatë do të jenë në adoleshencë. Disa nga këta djem mund të rriten më shumë edhe në të njëzetat.

Leave a Reply