18.Gjenet e mia dhe gjatësia?
E vërteta është se të gjithë po rriten, vetëm se te gjithë e bëjnë me ritmin e tyre. Me fjalë të tjera, trupi juaj rritet në planin që ka. Ju nuk mund të luteni që të jeni më shtatlartë ose të zgjasni veten. Po ashtu nëse je i gjatë, nuk mund të bësh asgjë për të zgjatur shokët e tu që të mos jesh më i madhi.
Për fëmijët e merakosur për gjatësinë e tyre, ka dy pyetje:
- Kur do të rritem më shumë ose të ndalem së rrituri?
- Sa i gjatë do të jem unë?
Gjenet tuaja, të cilat i keni trashëguar nga prindërit tuaj, në masë të madhe përcaktojnë sa të gjatë do të jeni dhe sa shpejt do të rriteni. Fëmijët zgjaten më shpejt gjatë rritjes së vrullshme, koha kur organet e tyre rriten shpejt, përfarëssiht 4 cm ose më shumë në vit gjatë pubertetit.

Leave a Reply