20.Sa i gjatë do të jem?
Ju mbase dëshironi të dini se sa i gjatë do të jeni? Nuk ka asnjë mënyrë të dimë me siguri se sa i gjatë do të jetë një fëmijë kur të rritet, por është e lehtë të gjesh një të dhënë. Shikoni prindërit tuaj dhe anëtarët e tjerë të rritur të familjes suaj. Sa të gjatë janë ata? Shanset janë që ju të jeni afër gjatësisë së prindërve tuaj. Nëse një prind është i gjatë dhe një i shkurtër, atëherë ka gjasa që të përfundoni diku në mes.Gjatësia përcaktohet nga gjenet tuaja.
Gjenet tregojnë si do të rriteni e zhvilloheni në shumë gjëra përfshirë këtu dhe gjatësinë. Por këto gjene nuk iu bëjnë një kopje identike të nënës apo babait tuaj. Fëmijët marrin vetëm disa gjene nga secili prej prindërve po ashtu prindërit nuk japin të njëjtin grumbull të gjeneve për çdo fëmijë. Nëse keni vëllezër e motra, e dini që kjo është e vërtetë. Vëllezërit dhe motrat mund të jenë shumë ndryshe edhe pse ju keni të njëjtët prindër. Edhe binjakët identikë mund të kenë gjatësi të ndryshme!

Leave a Reply