Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë
Kur planifikoni një shtatzëni, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje ushqimeve që konsumoni. Disa ushqime mund të ndihmojnë konceptimin, ndërsa të tjerët mund të jenë të rrezikshëm nëse merren gjatë shtatzënisë.
Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet ushqimeve problematike për shkak të mbajtjes së ujit, një problem me të vërtetë i bezdisshëm, veçanërisht gjatë tremujorit të fundit.
Nëse jeni vegjetariane, është e rëndësishme që të informoheni se si të mbani dietën të balancuar gjatë shtatzënisë, por … le të fillojmë nga bazat. Këtu janë rregullat për të ditur si të ushqeheni pa probleme, ndërsa ju merrni pjesë në botën fantastike për t’u bërë nënë.
-përdorni proshutë të pjekur dhe mortadelë për të shmangur rrezikun e toksoplazmozës
-shmangni frutat e detit dhe molusqet, pasi janë të vështira për t’u pastruar dhe mund të përmbajnë substanca të dëmshme
-djathërat e butë mund të jenë të rrezikshëm dhe shkaktarë të listeriozës
-mishi duhet të konsumohet nëse është i pjekur mirë
-nëse konsumoni vezë të papërpunuara, bllokohet absorbimi i vitaminës H
-kafe dhe çaj , janë të lejueshme por me kufizim
-duhet të shmangni pijet alkoolike, pasi mund të dëmtoni fetusin
-aloe vera shkakton kontraktime, ndërsa majdanozi mund të ketë veprime abortive
-arra moskat dhe zaferano mund të jenë shkaktarë aborti

Leave a Reply