Rënia e gjoksit, si ta parandalojmë
Me kalimin e viteve, shmangia e të pasurit një trup të lëshuar është diçka e vështirë, por jo e pamundur. Gjoksi është një prej pjesëve të trupit që priren të varen me kalimin e kohës, një fenomen i cili ndodh pas moshës 40 vjeç, por nuk përjashtohet mundësia të ndodhë edhe më herët. Por, ka disa veprime të përditshme që ndikojnë në lëshimin e gjinjve, prej të cilave femrat duhet të heqin dorë, siç janë stili i jetesës , shtatzënia apo zakone të përditshme.
Disa nga këshillat që japin ekspertët janë:
-Qëndroni larg duhanit, pasi ndikon në mënyrë vendimtare në humbjen e elasticitetit të lëkurës.
-Konsumoni sa më tepër ushqime të shëndetshme, të pasura në minerale, proteina dhe virtamina.
-Duhet të pini sa më shumë ujë, të qëndroni të hidratuara. Një trup i pa hidratuar është një trup pa jetë, që do të thotë plakje e parakohshme dhe si pasojë gjoks i varur.
-Duhet të bëni ushtrime fizike dhe të mbani gjithmonë të njëjtin pozicion qëndrimi.
-Kujdes me zgjedhjen e reçipetave, sepse zgjedhja e një mase të papërshtatshme ndikon në lëshimin e gjoksit.

Leave a Reply