
Shëndeti seksual dhe riprodhues, shkolla dhe interneti burim kryesor informacioni për të rinjtë e Shkodrës
Shkolla dhe internet janë burim kryesor informacioni për të rinjtë e Shkodrës në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues. Megjithëse në Bashkinë e Shkodrës ka një mungesë të gjerë informacioni në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues, të rinjtë e anketuar që i përkasin grupmoshës 16-22 vjeç, i kanë përzgjedhur si burim kryesor informacioni.
1 në 34 të rinj shprehen se nuk kanë marrë ndonjëherë informacion mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi Shëndetin seksual dhe riprodhues, shkolla dhe interneti janë burimi më i shpeshtë i informacionit të përdorur për pasurimin e njohurive të të rinjve mbi këtë çështje.
Ndërsa shkolla dhe trajnimet konsiderohen mjeti ideal për marrjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues nga ana e të rinjve. Burimet e informacionit për të rinjtë janë shkolla, shokët dhe shoqet, bashkia, media, interneti, media, aktivitete dhe trajnime të ndryshme, prindërit.
85% e të rinjve e kanë parë shkollën si burim informacioni, 37 % janë informuar nga shokët dhe shoqet për çështje të shëndetit seksual dhe riprodhues. 47% e të rinjve kanë marrë informacione nga media, kurse 73% nga interneti. 3% nga prindërit dhe 9% nga trajnime dhe aktivitete të ndryshme.
Njohuritë mbi programet e bashkisë për të rinjtë; 1 në 6 të rinj janë në dijeni të programeve/ prioriteteve të Bashkisë në lidhje me të rinjtë. Pjesa e djemve të zonës urbane janë më të informuar në lidhje me këto shërbime, ndërsa grupi më pak i informuar janë vajzat nga zona rurale.
Shumica e të rinjve (në zonat urbane dhe rurale) NUK kanë marrë ndonjëherë pjesë në takime që Bashkia ka zhvilluar për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit të zonës.
Anketimi është realizuar në kuadër të programit për zgjerimin e rrjetit “Zëri i të Rinjve”, koordinuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në partneritet me UNFPA Albania dhe në zbatim të projektit “Leave No One Behind” (“Askush të mos Mbetet Pas”) janë anketuar të rinjtë në lidhje me njohuritë e tyre mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs), Shëndetin Seksual dhe Riprodhues (SRH), si edhe programet rinore të Bashkisë. Të anketuar ishin 682 vajza dhe 418 djem.
Leave a Reply