Organizata SOS, seminar mbi advokacinë me përfaqësues të rrjetit “Zëri i të rinjve”
Kesilda Gjoka
Organizata SOS, Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ka realizuar ditën e enjte një seminar me përfaqësues të organizatave pjesë e rrjetit “Zëri i të rinjve”. Tematika e këtij seminari lidhej me advokacinë dhe lobimin; përqasjen praktike në advokaci, mekanizmat kryesor advokues dhe pjesëmarrjen e të rinjve në fushatat advokuese.
Seminari mblodhi në qytetin e Pogradecit, të rinj mjaft aktiv të cilët sollën shembuj praktik dhe modele pozitive nga organizatat e tyre mbi advokacinë dhe lobimin.
Seminari pati si qëllim rritjen e kapaciteteve të organizatave në këtë fushë.
*Më poshtë, fotot gjatë aktivitetit;
Leave a Reply