Sa zgjat përafërsisht gjakderdhja tek të rejat?
Menstruacioni i parë zakonisht paraqitet prej moshes 12 deri 13 vjeç. Hulumtimet më të reja, tregojnë se femrat hyjnë më herët në pubertet. Një faktor që e ka ulur nivelin e moshës është pesha e madhe. Kohëzgjatja e ciklit menstrual, gjatë vitit të parë deri në dy vite mund të jetë e ndryshueshme dhe jo e rregullt. Pas kësaj kohe cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjasë diku rreth 28 ditë. Por cikli normal mund të zgjasë edhe 20 deri 40 ditë.
Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht cikli zgjatë 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret. Cikli zgjatet në moshën 46 vjeçare dhe mbërrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49 vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, ndërsa femrat me peshë më të vogël dhe ato që merren me sport, më të gjata.
Gjakderdhja tek të rejat zgjat 6-7 ditë. Pas moshës 21 vjeçare gjakderdhja zgjatë 5-6 ditë deri në menopauzë. Megjithatë, vlen të përmendet se rreth 5% e femrave të shëndosha kanë gjakderdhje më të shkurtë se 4 ditë, dhe 5% më gjatë se 8 ditë. Femrat me peshë më të vogël sidomos ato që konsumojnë duhanin kanë më shumë menstuacione, ndërsa ato që merren me sport, më pak. Femrat që përdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kanë gjakderdhje më të gjatë.

Leave a Reply