Dhimbjet menstruale dhe menstruacionet e tepërta?
Dhimbja menstruale zakonisht shfaqet një ditë para apo ditën e parë të menstruacioneve. Pas pubertetit intensiteti i dhimbjes duhet të bie, kështu që nëse dhimbja menstruale tek ju vazhdon të rritet, duhet të konsultoheni me doktorin.
Ky problem konsiderohet normal pasi u ndodh të gjitha grave dhe vajzve. Për të kuptuar që jeni para ciklit keni këto simptoma dhimbjeje: Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, dhimbje koke, marramendje, dare. Të gjitha këto shkaktojnë lodhje dhe nirmalisht nuk ndiheni në formë si ditët e tjera të muajit. Këto probleme shfaqen zakonisht në ditët e para të ciklit ose para ciklit.
Një tjetër problem që prek femrat janë menstruacionet e tepërta. Menstruacionet e tepërta janë të gjata dhe të shumta . Ky është faktori kryesor që shkakton aneminë tek femrat australiane.
Shkaktarët e menstruacioneve të tepërta sipas mjekëve janë çrregullimi i hormoneve, një çrregullim me gjakderdhjen, zbritja e qafës së mitrës, sëmundjet e mëlçisë apo veshkës, infeksioni, kanceri. Rekomandohet të jeni të kujdesshëm për të evidentuar secilin nga rastet, për të marrë masat parandaluese.

Leave a Reply