Sa kohë pas lindjes së fëmijës mund të kryej marrëdhënie seksuale?
Zakonisht mjekët këshillojnë të prisni të paktën 40 ditë, por këtë mund ta qartësoni edhe më mirë pas një vizite rutinë tek gjinekologu, që zakonisht këshillohet të kryhet pas përfundimit të ditëve të lehonisë (pas 40 ditësh). Nuk këshillohet të kryhet marrëdhënie seksuale më parë, pasi plaga vaginale apo ajo abdominale mund të jetë ende delikate, si edhe rrjedhjet hematike (gjakderdhja) mund të jetë prezente.
Mjeku gjatë vizitës do t’ju tregojë se si janë duke u sistemuar organet e brendshme dhe si janë duke u shëruar plagët, pra ai do t’ju japë me siguri ditën se kur mund të filloni të kryeni marrëdhënie. Përpiquni të jetoni jetën tuaj edhe jashtë rolit të prindërve, të merrni kohë për të qëndruar bashkë, qoftë edhe për 30 minuta në ditë. Mbështetja që do t’i jepni njëri-tjetrit është thelbësore për funksionimin e marrëdhënies tuaj në të gjitha drejtimet./JoTabu.al
Leave a Reply