5 arsye të mundshme përse keni kruajtje vaginale
Nuk ka ndjesi më të keqe se kur ke kruajtje në pjesët intime kur je në publik. Mund të nisë si një sëmbim në pjesët intime, ndërkohë që jeni në një takim, restorant ose gjatë një ceremonie martesore, që duket sikur nuk po mbaron kurrë.
Sëmbimi kalon në kruajtje, pastaj në një djegie të dhimbshme.
Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet përse mund të keni kruajtje të vazhdueshme në pjesët intime:
Mënyra e jetesës
Nëse ndieni si një sëmbim në pjesët intime, ka shumë mundësi që mos të jetë asgjë serioze. Vagina mund të irritohet nga përdorimi i një sapuni apo zbutës i ri. Faji mund të jetë edhe i xhinseve të reja, streçeve ose të brendshmeve. Prezervativi ose fërkimet e thjeshta mund të shkaktojnë ndjesinë e kruajtjes pasi keni kryer marrëdhënie seksuale. Nëse kjo ndjesi është e lehtë dhe me raste, kontrolloni detergjentet që përdorni për larjen e pjesëve intimeve dhe sigurohuni që asgjë nuk ka ndryshuar. Përdorni të brendshme pambuku dhe përpiquni mos të vishni pantallona shumë të ngushta. Nëse përmirësohet gjendja shumë shpejtë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Infeksion
Infeksioni mykotik është një ndër shkaktarët më të zakonshëm dhe më intensiv i kruajtjes vaginale. Këto infeksione mund të shkaktojnë shkarkime vaginale të trashë, si gjizë, por shpeshherë simptoma e vetme është kruajtja. Një tjetër infeksion i zakonshëm vaginal që mund të shkaktojë kruajtje është edhe vaginoza bakteriale. VB mund të shkaktojë një erë të rëndë si peshk dhe shkarkime në ngjyrë gri.
Hemorroidet
Me siguri e dini që hemorroidet nuk shkaktohen në vaginë, megjithatë vagina dhe rektumi janë vetëm 2-3 cm larg, dhe ndonjëherë është e vështirë të kuptohet nga vjen kruajtja. Shpesh ka gra që ankohen për kruajtje vaginale, kur në fakt problemi është pak më larg. Disa mund të kenë hemorroide, ndërsa të tjera kanë prurit (kruajtje) anale. Sido që të jetë arsyeja, mund të trajtohen me kremra për hemorroidet dhe rritje të fibrave. Nëse gjendja nuk përmirësohet, flisni me një gastroenterolog.
Menopauza
Indi vaginal është shumë i ndjeshëm ndaj estrogjenit, prandaj, kur nivelet e estrogjenit vazhdojnë të bien gjatë menopauzës, mund të preket edhe vagina. Me rënien e rrjedhjes së gjakut, lëkura në vaginë fillon të hollohet, duke shkaktuar atrofi vaginale. Tek disa gra mund të shkaktojë dhembje gjatë marrëdhënieve seksuale. Mund t’i bëjë gjithashtu indet më të prekura ndaj infeksioneve dhe ndryshime kronike të lëkurës, si ato të përmendura më sipër.
Kancer
Kanceri vulvar mund të fillojë si një kruajtje e vazhdueshme. Zakonisht ndryshimet në lëkurë shfaqen gjithashtu si lythe, gunga në formë lulelakre ose njolla në ngjyrë kafe. Ka një sërë shkaqesh të kruajtjes vulvare, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk është kancer, megjithatë, nëse vëreni lythe ose njolla në ngjyrë kafe, që nuk hiqen me kalimin e kohës, atëherë duhet të bëni patjetër një vizitë tek mjeku për të parë nëse është e nevojshme për të bërë biopsi./ JoTabu.al
Leave a Reply