Pyet specialistin: A mund të ngelesh shtatzënë me anë të seksit anal?
Përshëndetje! Ju lutem, më duhet një përgjigje sa më shpejt. Unë jam e virgjër, por duke “luajtur” seks anal me partnerin tim, në një moment ai prishet dhe derdhet mbi mua. Kam frikë se mund të kem ngelur shtatzënë.
Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe pranë Qendrës Shëndetësore Nr.3, Tiranë.
Në asnjë mënyrë! Është e pamundur të ngelesh shtatzënë me marrëdhënie anale. Për të mbetur shtatzënë, marrëdhëniet seksuale duhet të jenë të rregullta dhe cipa e virgjërisë të jetë defloruar (çarë). Për ta shpjeguar më mirë, spermatozoidi kalon nëpërmjet një rruge, futet në gypin e vaginës, nga gypi i vaginës në qafën e mitrës, nga qafa e mitrës kalon në mitër, nga mitra kalon në tubat e fallopit, nëpërmjet fimbrimeve (qimeve) që ka tubi i fallopit, dhe më pas tek veza. Nëse aty ndodh fekondimi, kalon përsëri nëpërmjet tubave të fallopit dhe futet brenda në mitër. Por kjo rrugë nuk gjendet nëse kryen seks anal, apo nuk është çarë cipa e virgjërisë. Pra, sperma bashkë me spermatozoidet ngelen aty./ JoTabu.al

Leave a Reply