Pyet mjekun: A mund të hiqen lythat gjenital përfundimisht?
Përshëndetje! Jam e interesuar të di për lythat gjenital. Nëse i djeg tek mjeku dhe të dalin prapë, i lyejë me pomadë dhe të dalin prapë, çfarë duhet bërë që të zhduken?
Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke obstetër-gjinekologë në Qendrën Shëndetësore Nr.3, Tiranë.
Lythat gjenital janë infeksione seksualisht të transmetueshme. Ka dy mënyra të mjekimit të tyre. Një mënyrë mjekimi është me kondilinë. Është një solucion që ka një specifikë në mjekim, pasi ka brenda disa shufra, dhe çdo kondilomë apo çdo lyth duhet të lyhet me njërën nga këto shufra. Mjekimi duhet i përditshëm, derisa ato të zhduken fare dhe bien. Kjo është një mënyrë. Një metodë tjetër është heqja e tyre me kyret, domethënë hiqen komplet. Gjithsesi, në përgjithësi është shumë më efektiv mjekimi me kondilinë. E përsëris që në mjekimin e saj ka një veçanti. Ose duhet të shkojë çdo ditë tek mjeku ta mjekojë, ose duhet mësuar shumë mirë një person tjetër i afërm që ka kondilomën, që ta mjekojë mirë. Mjekimi zgjat në kohë, për vetë faktin se kondilomat shtohen në mënyrë shumë të shpejtë, por varet dhe nga vendi ku janë vendosur./ JoTabu.al

Leave a Reply