Përse meshkujt flenë gjumë pas seksit
50% e grave thonë se partneri pas raportit seksual është indiferent ndaj përkëdheljeve. Ai fle gjumë menjëherë, ose fillon të lexojë gazetën, të shohë TV apo të hajë. Ka një shpjegim dhe këtë na e japin shkencëtaret. Pas orgazmës, ai hyn në një fazë relaksi. Kjo për shkak të endorfinave, të ashtuquajturat substanca të mirëqenies që organizmi ynë prodhon edhe pas një orë aktiviteti fizik dhe që kanë një efekt të lehtë relaksues.
Nëse ai është i stresuar, ky relaks mund ta vendosë në gjumë. Por, nganjëherë edhe për gratë seksi është një moment relaksi që mund të sjellë një gjumë të ëmbël.

Leave a Reply