A mund të mbesësh shtatzënë gjatë periodave?
Kjo është pyetja më popullore dhe më e kërkuar, me së paku 50.000 kërkime në muaj në rrjetet sociale. Dhe përgjigjja e ekspertëve është “PO”. Mos i neglizhoni metodat kontraceptive ose të mbrojtjes natyrale thjesht sepse jeni në atë periudhë të muajit.
“Mund të ngelesh shtatzënë gjatë menstruacioneve nëse kryen seks të pambrojtur”, thotë shefi i Federatës Amerikane për Planifikim Familjar. Ai saktëson se ka më shumë gjasa që diçka e tillë t’u ndodhë femrave që kanë cikël menstrual të shkurtër ose të çrregullt, prandaj, nëse i përkisni kësaj kategorie, më mirë të mos rrezikoni.

Leave a Reply