OBSH ngre alarmin: Mbi 140 mijë jetë të humbura nga fruthi në një vit, shumica fëmijë
Më shumë se 140 mijë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën vitin e shkuar si pasojë e fruthit, ndërkohë që rastet e prekura me fruth vazhdojnë të shtohen. Këto shifra janë bërë publike nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë fëmijët nën moshën pesë vjeçare.
Edhe pse shifrat globale të rasteve me fruth dhe vdekjeve nga kjo sëmundje kanë rënë gjatë dy dekadave të fundit, nevojitet akoma shumë punë që viruset e fruthit të mund të eliminohen në të gjithë botën.
“Jam më shumë i zhgënjyer sesa i habitur”, tha Dr. Robin Nandy, këshilltar dhe drejtues i programit për vaksinimin ndaj fruthit tek UNICEF.
Nandy shton që mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e fruthit është vaksinimi ndaj këtij virusi, ndërkohë që nivelet e mbulimit të vaksinimit kanë rënë në pothuajse të gjitha vendet e botës, sipas raportit.
“Nuk duhet të ishim në këtë gjendje në vitin 2019, ndërkohë që kemi pasur një vaksinë të sigurt dhe të lirë për dekada” tha ai.
“Po vërejmë përhapje të sëmundjes në vende të ndryshme… pavarësisht nivelit të të ardhurave të vendit.”
Fruthi ёshtё infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i familjes sё paramyxoviridae dhe ka njё infeksiozitet shumё tё lartё. Ёshtё i pёrhapur nё tё gjithё botёn dhe ka njё periudhё inkubacioni deri nё 2 javё. Ai ёshtё i pranishёm nё faring, konjuktiva, nё gjak, urinё dhe nё indet e tjera tё tё sёmurёve.
Burimi i vetёm i infeksionit ёshtё njeriu i sёmurё i cili ёshtё infektues qё nё fillim tё periudhёs katarale deri 5 ditё pas shfaqjes sё ekzantemёs. Pёrhapet me anё tё spёrklave nё ajёr qё bien nё membranë tё mukozёs sё rrugёve tё frymёmarrjes ose nё konjuktivat. Ёshtё i pёrhapur mё shumё tek fёmijёt e vegjёl mbi moshёn 8 deri nё 9 muaj pasi para kёsaj periudhe janё antitrupat e fituar nga nёna e vaksinuar.
Burimi: CNN / JoTabu.al

Leave a Reply