Më është vonuar cikli, a jam shtatzënë?
Përshëndetje! Ciklin e fundit e kam pasur në datën 19/07/2018, tani jemi në datën 25/08/2018, ende nuk më kanë ardhur. Jam e martuar, kryej normalisht marrëdhënie të pambrojtura, sepse duam të kemi një fëmijë. Gjinjtë i kam të ndjeshëm dhe barkun e kam të fryrë, por kam bërë test dhe më ka dalë negativ. Doja të dija çfarë mund të bëj, edhe nëse nuk kam bllokim, kur mund ta kuptoj që jam shtatzënë? Faleminderit!
Përgjigjet Vasillaq Vasili, mjek gjinekolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë.
Cikli edhe mund të vonojë 10 ditë, deri në dy javë. Për t’u siguruar, mund të bëni një ekografi./JoTabu.al

Leave a Reply