Cili është rreziku që vjen nga seksi anal?
Duke qenë se nuk është i caktuar fiziologjikisht, duhet pasur kujdes, për arsye se ka pasoja, komplikacione. Anusi është mukozë, por nuk e ka këtë funksion, kështu që duhet patjetër që në marrëdhëniet seksuale, në seksin oral, higjiena të jetë shumë e lartë.
Anusi është i ngarkuar me mikrobe, si echerichia coli, një burim i madh i infeksioneve. Meshkujt janë shumë të prekur, rezultatet tregojnë se, nëse do të krahasojmë marrëdhëniet seksuale anale me marrëdhënie seksuale vaginale, mundësia e infeksionit është disa herë më e madhe në marrëdhëniet e seksit anal.
Prandaj duhet të përdoret patjetër prezervativi. Mundësia për t’u infektuar nga sëmundje të tjera të rrezikshme, si SIDA, është shumë më e madhe nga seksi anal. Një person i infektuar me SIDA, kur kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura, edhe mund të mos e tejçojë te partneri këtë virus, pasi personi mund të ketë mbrojtje të fortë imunologjike. Ndërsa, në rastin e seksit anal, është e sigurt që ky virus kalon tek partneri./JoTabu.al

Leave a Reply