Kur mishi i kuq bëhet rrezik për zhvillimin e endometriozës tek femrat?
Dy ose më shumë racione me mish të kuq në javë rrisin rrezikun e zhvillimit të endometriozës tek femrat me gati 56%, ka zbuluar një studim i ri në Amerikë. Për arsye ende të paqarta, mishi i papërpunuar, si bifteku apo bërxollat e qengjit, lidhen më shumë me gjendjen e fertilitetit se sallami apo proshuta.
Studime të mëparshme kanë treguar se mishi i kuq rrit nivelet e oestrogjenit tek gratë, që mund të çojnë në zhvillimin e endometriozës. Kjo gjendje mund të shfaqet kur indet që rrethojnë mitrën shfaqen gjithashtu edhe në pjesë të tjera të trupit, si vezoret. Kjo mund të shkaktojë dhimbje therëse dhe vështirëson ngjizjen e fëmijës tek një grua.
Shkencëtarët nga Qendra e Hulumtimit të Kancerit “Fred Hutchinson”, Uashington, kanë analizuar të dhënat e më shumë se 81 mijë grave në fazën para menopauzës nga viti 1991 deri 2013. Çdo 4 vjet gratë duhej të plotësonin një pyetësor lidhur me ushqyerjen. Shkencëtarët kontrolluan gjithashtu për çdo rast të konfirmuar me endometriozë tek këto gra.
Rezultate treguan se konsumimi i lartë i mishit të kuq rrit rrezikun e zhvillimit të endometriozës tek gratë, duke shkaktuar vetëm dhimbje dhe jo fertilitet. Mishi i pulës, peshkut dhe produktet e tjera të detit nuk kanë të njëjtin ndikim në rrezikun për zhvillimin e endometriozës tek gratë. Gjithsesi, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar nëse ulaj e konsumimit të mishit të kuq mund të lehtësojë simptomat e endometriozës tek gratë që vuajnë aktualisht nga kjo gjendje.
Rezultatet e studimit janë publikuar tek Journal of Obstetrics & Gynecology.
Burimi: Daily Mail
Leave a Reply