Kur keni mungesë menstruacionesh?
Problemet me menstruacionet janë të zakonshme te vajzat dhe gratë. Zakonisht ato hasin probleme të tilla si mungesë menstruacionesh, dhimbje para dhe pas ciklit, periudhat menstruale të gjata etj.
Mungesa e menstruacioneve klasifikohet nga doktorët në primare dhe sekondare. Ajo primare është kur ju asnjëherë nuk keni pasur menstruacione dhe jeni mbi moshën 16 vjeçare, ndërsa sekondare karakterizohet me ndërprerje të menstruacioneve për një periudhë më të gjatë se 6 muaj pasi ju keni pasur më herët ato.
Por ka periudha kur nuk duhet të shqetësoheni për mungesë periodash. Është normale që një vajzë të mos ketë perioda para se të arrijë pubertetin. Gratë shtatzënë nuk kanë menstruacione edhe disa muaj pas lindjes.
Gratë e moshës së 3, kur arrijnë menopauzën, gjithashtu nuk kanë menstruacione. Në këto raste, situata është normale dhe ju nuk duhet të bëni panik.

Leave a Reply