Ja çfarë duhet të dini për pilulat kontraceptive!
Pilulat kontraceptive janë një lloj medikamenti që femrat mund ta marrin në mënyrë ditore për të parandaluar shtatzëninë, POR GJITHNJË në konsultim të rregullt me mjekun specialist. Njihen me emra të ndryshëm: kontraceptivët oralë ose edhe thjesht pilula. Kontraceptivët oralë përbëhen nga hormone. Hormonet janë përbërës kimikë të prodhuar normalisht nga vetë trupi i njeriut, ku kontrollojnë mënyrën se si funksionojnë pjesë të ndryshme të trupit. Ja disa nga efektet e pilulave që femrat duhet t’i dinë:
Shtimi në peshë
Trupi i disa grave reagon ndaj kontraceptivëve duke marrë kile të përkohshme. Kjo për shkak të hormonit estrogjen, i cili është i pranishëm me shumicë te pilulat.
Aknet zhduken
Disa njerëz kanë akne hormonale, kështu që një cikël i rregullt dhe një dozë më e qëndrueshme e hormoneve u vjen në ndihmë për të stabilizuar dhe zhdukur aknet. Por, është mirë të prisni deri në gjashtë muaj para se të gjykoni nëse pilulat kontraceptive jua kanë përmirësuar lëkurën ose jo.
Periodat bëhen më pak të dhembshme
Konsultohuni me specialistë në mënyrë që pilulat t’ju vijnë në ndihmë për të lehtësuar dhembjen menstruale. Gratë që vuajnë nga dysmenorrhea, periudhë kjo dhembjeje, kanë mundësinë që përmes kontraceptivëve, periodat të mos u zgjasin aq shumë dhe të jenë më pak të dhembshme.
Më pak kiste në vezore
Luhatjet hormonale ndikojnë në krijimin e kisteve, ndaj, duke marrë kontraceptivë, do ta normalizoni dhe parandaloni situatën. Kështu, duke shmangur kistet, ju ulni ndjeshëm rrezikun e një kanceri të mundshëm.
Gjoksi “rritet”
Kontraceptivët përmbajnë estrogjen dhe progresteron të cilët shkaktojnë ndryshime të mëdha në gjoks. Krahas zmadhimit, gjoksi bëhet dhe shumë më i ndjeshëm ndaj prekjeve ose lëndimeve.
Rritet rreziku për probleme me gjakun
Veçanërisht nëse jeni duhanpirëse. Në rast se ndieni ënjtje të këmbëve, marrje fryme, dhembje në gjoks, krah ose qafë, mpirje të fytyrës apo çrregullim të rrahjeve, telefononi një mjek. Mund të bëhet fjalë për një trombozë apo atak të mundshëm./JoTabu.al

Leave a Reply