Kancer në moshën 22 vjeç: Përse duhet të ulet mosha e depistimit
Një e re është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës në moshën 22-vjeçare. Fillimisht asaj iu mohua depistimi për shkak të moshës së re. Abigail Howes tregon se e mërziti fakti që simptomat nuk u morën seriozisht nga mjekët, duke i thënë që ishte shumë e re dhe nuk kishte asnjë rrezik.
Ajo ka nisur tani një fushatë ku kërkon uljen e moshës së depistimit për kancerin e qafës së mitrës nga 25 vjeç në 18 vjeç.
Abigail tregon për mediat amerikane se kishte filluar të përjetonte simptoma të çrregullimit të periodave në fund të adoleshencës dhe kishte bërë disa kontrolle tek mjekja gjinekologe. Por gjithmonë kishte marrë të njëjtën përgjigje: arsyet përse ke çrregullime të periodave mund të lidhen me përdorimin e metodave kontraceptive ose për shkak të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm. Duke i besuar këshillës së gjinekologes, ajo ndryshoi metodën e kontracepsionit dhe bëri një kontroll për infeksionin – megjithatë simptomat vazhdonin të përkeqësoheshin.
“Në verën e vitit 2016, pasi po përjetoja shenja të lodhjes, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, hemorragji të shpeshtë, sekrecione vaginale jonormale, shkova sërish te mjekja dhe i kërkova që të bëj një depistim”.
“Më thanë se meqë isha më e vogël se 25 vjeç, nuk mund ta kryeja një kontroll të tillë – dhe se nuk duhet të shqetësohesha për këto simptoma”.
Në nëntor të vitit 2016, ajo mori lajmin e tmerrshëm që kishte kancer të qafës së mitrës.
Një javë më pas ajo iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerin dhe disa noduj limfatikë, për të parandaluar përhapjen e kancerit. Ka dy vite që ajo është shëruar nga kanceri, megjithatë kryen kontrolle të shpeshta te mjeku.
Burimi: Mirror /JoTabu.al

Leave a Reply