Jeta seksuale e adoleshentëve, rrëfyer nga vetë ata
S. L është 18 vjeç dhe studion në një gjimnaz të Tiranës. Këtë vit është maturant dhe tregon se dëshiron të vazhdojë për Menaxhim Biznesi. Nuk ka aspak drojë të flasë për gjërat e tij personale, duke rrëfyer edhe raportet që ka pasur.
I pyetur nëse e konsideron normale një lidhje që 13 vjeç na thotë: “Mua gjë normale më duket, megjithëse gjë e mirë s’është. Por unë jam pak tip i lëvizur dhe po më pëlqeu ndonjëra i flas gjithmonë”.
Më fol pak për veten
Unë jam 18 vjeç. Jam në vit të fundit në gjimnaz dhe dua të vazhdoj për Menaxhim Biznesi.
Keni bërë ndonjëherë në shkollë trajnime sa i përket shëndetit riprodhues?
Jo vetëm në biologji, në klasë të 9 mos gaboj, por që të na vijnë të na flasin persona nga jashtë apo qoftë edhe profesorët, nuk mbaj mend.
Po me prindërit flet me gjëra të tilla?
Jo, asnjëherë! Ndoshta janë tema pak të sikletshme dhe disa gjëra kam dëshirë t’i mbajë private.
A nuk e ke ndierë ndonjëherë nevojën për të diskutuar/ folur apo pyetur babanë për gjëra për të cilat ke dashur përgjigje?
Jo. Tani kemi internetin dhe mund të gjejmë gjithçka duam.
Në çfarë moshe e ke pasur lidhjen e parë?
13 vjeç.
Sa lidhje ke patur nga ajo kohë?
Tamam, tamam lidhje, pra që kanë zgjatur dhe janë konsumuar në të gjitha aspektet, kam pasur 4. Të tjera, rastësore, të shkurtra etj, kam pasur plot.
Sa ka zgjatur lidhja më e shkurtër dhe më e gjatë që ke pasur?
Lidhja më e shkurtër 4 muaj dhe më e gjata 1 vit e gjysmë. Rastësoret pastaj janë gjë tjetër.
Raportin e parë seksual me një femër kur e ke pasur?
15 vjeç. Ishim shokë klase.
Zakonisht në çfarë moshe i fillojnë lidhjet adoleshentët sot?
Shumë herët, gjithnjë e më herët. Unë kam dhe vëllanë 14 vjeç, dhe në këtë moshë mund të them se ai ka qenë shumë herë i lidhur.
Pse kaq shpejt?
Po marrim shembull nga të rriturit, filmat, interneti, të gjitha ndikojnë.
E frekuenton jetën e natës?
Po.
Ke pasur ndonjëherë raport të rastësishëm me një femër në club?
Po, shumë herë.
A mendon se është normale të kesh kaq shumë lidhje dhe mbi të gjitha raport seksual që 13-14 vjeç?
Mua gjë normale më duket, megjithëse gjë e mirë s’është. Por unë jam pak tip i lëvizur dhe po më pëlqeu ndonjëra i flas gjithmonë.

Leave a Reply