A kanë djemtë informacione të mjaftueshëm rreth kontraceptivëve?
Të rinjtë shpesh ndeshen me probleme në lidhje me informacione në çështje dhe tema që i përkasin shëndetit seksual. Më shumë se vajzat mungesë në informacione të tilla duket se kanë djemtë. Një prej tyre tregon për healthtalk.org se ka marrë informacione në lidhje me kontraceptivët vetëm përmes revistave që binte motra e tij adoleshente.
G:A mendoni se të rinjtë kanë informacion të mjaftueshëm rreth kontraceptivëve?
B: Është një pyetje e mirë. Kam prirjen ta mendoj veten si të arsimuar, por kam një motër dhe gjithmonë kam qenë i interesuar se çfarë ajo po lexonte në revistat e saj, kështu që unë zbulova shumë informacione në këtë mënyrë. Por sa i përket revistave të burrave dhe gjërave të djemve, nuk ka ndonjë informacion mbi kontracepsionin, unë të paktën s’kam parë. Por unë nuk kam blerë ndonjë revistë për një kohë të gjatë, kështu që…
G: Ju vetëm lexoni të motrës tuaj?
B: ‘Po!
G: Pra, sa vjeç keni qenë kur keni filluar të lexoni revistën e motrës suaj?
B: Epo mendoj kur ajo ishte adoleshente, kur filloi të blinte revista si Cosmo dhe të gjitha revistat për vajza. Revista adoleshentësh, kështu që unë isha diku tek 9 ose 10.

Leave a Reply