Forumi” Djemtë dhe burrat që inspirojnë”
Në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore” me sloganin “Brezi i Barazisë ngrihet kundër përdhunimit!”, tematikë e cila do të zgjasë për dy vjet, u organizua forumi “Djemtë dhe Burrat që Inspirojnë”.
Aktiviteti kishte si qëllim krijimin e modeleve pozitive në shoqëri nëpërmjet promovimit të djemve dhe burrave, si dhe luftimin e normave patriarkale në shoqërinë shqiptare duke angazhuar djemtë dhe burrat në fusha të ndryshme, përfshirë çështjet e shëndetit riprodhues dhe barazinë gjinore.
Në panel morën pjesë djem dhe burra, të cilët gjatë aktivizimit dhe punës së tyre, ndihmojnë në fuqizimin e grave dhe vajzave. Ata folën për situatën e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.
Ky aktivitet u organizua nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe u koordinua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, në kuadër të programit të përbashkët “Stop dhunës ndaj grave” I financuar nga Qeveria Suedeze dhe implementuar nga UNDP, UN Women dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.
Leave a Reply